• |
ide | kryesore

“Ja si qendron e vërteta me Brojën”: Sylvinho zbulon situatën me sulmuesin e flet për rinovimin e kontratës

-Instant, F1, Sport, Video
Sylvinho



“Është një ndeshje që do të ketë një audiencë të madhe. Kam vendosur me mendjen time që të bëj disa ndryshime, të paktën 3-4 lojtarë. Nuk mund t’i them emrat sepse nuk është e drejtë. Të shohim deri nesër dhe më pas do të vendosim se çfarë mund të bëjmë”. Sylvinho, ashtu si parashikohej, ndryshimet do të bëjë, por duke ruajtur ekuilibrin. Pastaj dihet do të ketë minuta për të gjithë. Sidoqoftë, më e rëndësishme se vetë miqësorja me Bullgarinë është situata e Armando Brojës. Sulmuesi është larguar zyrtarisht për dëmtim, edhe pse aludimet nuk mungojnë.

ÇFARË NDODHI ME BROJËN?

Në këtë pikë, Sylvinho ka shpejtuar të tregojë versionin e tij të ngjarjes, duke shuar kështu cdo hipotezë të një përplasje të mundshme me shkodranin e talentuar: “Është një lojtar që ka ardhur nga një dëmtim i rëndë. I janë dashur 9 muaj që të kthehet në fushë. Një ndeshje para se të vinte te ne ka luajtur 45 minuta. U zëvendësua sepse kishte probleme fizike. Ai bëri kontrolle fizike te Chelsea. Erdhi këtu dhe kishte një shqetësim. U ulëm dhe biseduam. Ishte e qartë që nuk ishte në gjendje për të luajtur. Bashkë me lojtarin dhe me klubin vendosëm që ai të kthehet për t’u rikuperuar”.

RINOVIMI

Tekniku është tashmë në vëmendjen e të gjithëve pas një fushate impresionuese në krye të kuqezinjve. Natyrisht kontrata me FSHF-në shkon deri pas Europianit, por e ardhmja mund të vazhdojë edhe përtej. Kjo pavarësisht se interesimi për brazilianin nuk do të mungojë: “Për momentin po mendojmë për Bullgarinë. Asgjë nuk ka mbaruar. Nga ana jonë dhe e FSHF nuk ka shqetësim sa i përket të ardhmes. Ne mendojmë të përgatisim sa më mirë ndeshjet e nëntorit. Deri tani kemi bërë një punë të mirë, kemi një grup kompant dhe kemi treguar shpirt gare në fushën e lojës”.

Lexo më tej: “Ka edhe 7 muaj deri në Europian”: Strakosha i lëshon dorezën e sfidës Berishës

OBJEKTIVI

Shqipëria do të zbresë në fushë kundër Bullgarisë nesër në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet, por vëmendja është e gjitha te ndeshjet e nëntorit: “Sa i përket objektivave që kemi ne, nuk po i mendojmë aktualisht – sqaroi Sylvinjo -. Mendojmë vetëm për nëntorin për të arritur objektivin zyrtarisht. Me Çekinë kemi bërë një hap të rëndësishëm. Jemi në një grup të fortë që ka pasur shumë luhatje. Janë disa skuadra në garë për t’u kualifikuar. Në kombëtaren shqiptare të gjithë janë të ndërgjegjshëm për forcën që kemi”, përfundoi Sylvinho.

https://www.youtube.com/watch?v=bOcYGkJe9Dc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *