• |
ide | kryesore

“Ka edhe 7 muaj deri në Europian”: Strakosha i lëshon dorezën e sfidës Berishës

-Instant, F1, Sport, Video
Strakosha



“Futemi për të fituar gjithmonë, çdo ndeshje është e rëndësishme. Ata lojtarë që nuk luajnë shumë kanë mundësinë të tregojnë veten”. Thomas Strakosha është rishfaqur plot besim, pas një periudhë të vështirë, mes dëmtimesh e mungesës së aktivizimit. Titullariteti i portës së kombëtares ka humbur, por kjo nuk e shqetëson për momentin. Pika e kthesës për portierin mund të jetë debutimi pas një viti e gjysëm në Premier League: “Ndihem shumë mirë, jam krenar për debutimin me Brentford. Alternimin me Berishën e ka në dorë trajneri, kushdo luan është gati të ndihmojë ekipin për të arritur objektivat”.

Në konferencën pë shtyp të vigjiljes, Strakosha e kthen kokën pas, kur, që pas largimit të De Biasit kuqezinjtë ishin në telashe. Panucci fillimisht por edhe Reja nuk arritën të ngriheshin në nivel: “Ndihemi të lumtur dhe e kuptojnë të gjithë që jemi pozitiv. Kemi kaluar vite të vështira dhe meritojmë kualifikimin në Europian. Kur jemi një grup si tani është e bukur prandaj edhe rezultatet po vijnë. Grupi është solid dhe nuk ndryshojnë shpesh lojtarët. Në Kombëtare nuk ke shumë kohë dhe ajo na ka munguar më para me Edy Reja dhe Christian Panucci. Merita e trajnerit është kjo”.

Lexo më tej: Shqipëria mund të renditet e para edhe me dy humbje: ja të gjithë skenarët e nëntorit

OBJEKTIVI EURO 2024 DHE SFIDA ME BERISHËN

Pastaj kualifikimi në Euro 2024, bashkë me një mision për të përmbushur: të kalojë Berishën në hierarkitë e teknikut Sylvinho: “Tani që jemi shumë afër e mendojmë të gjithë të arrijmë në Gjermani. Eksperienca e parë ishte e bukur dhe nuk ishim gati. Tani kemi një grup për të provuar dicka më shumë se herën e parë. Ka edhe 7 muaj deri në Europian. Mendova që do të luaja por pata një dëmtim. Jam i lumtur me Kombëtaren dhe të jemi me shëndet, pastaj nuk i dihet në jetë”.

https://www.youtube.com/watch?v=bOcYGkJe9Dc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *