• |
ide | kryesore

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria abstenon rezolutën e Rusisë për armëpushim humanitar në Gaza

Lajme, Të fundit



Shqipëria ka abstenuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, rezolutën e Rusisë në lidhje me armëpushimin humanitar në Gaza.

Shkak është bërë mosfutja në rezolutë e çështjeve kritike, siç janë edhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo.”, thuhet në reagimin e MEPJ.



4 Comments

  1. sidomos ajo ambasadore e famshme myslymane Dautlkari qe mban kryqin me t madh se Papa ne qaf dhe qe ha buken kot 2 vjet duke lexu fjalimet gati e duke dal ne me ate surat kudo, ka te drejt te flasi per Hamasin.

    Ajo eshte per me qen pjese e Hamas se ashtu eshte sjell me stafin e misionit

  2. Ku eshte e keqja qe te behet armepushim humanitar?! A nuk eshte e drejte qe ata njerez myslimane te ndihmohen nga Shqiperia me rezolute per te marre ndihma humanitare, te ushqehen, te mjekohen? Cfaj ka i gjithe populli palestinez? Po Erdogani do ja fale Rames kete vendim? Po popujt arabe qe Rama u ha ate qe s’thuhet per tu marre para?!

  3. Mund te behet propagande kundra Rusise, plot. Te hiqen edhe paralele te paqena midis Ukraines, Kosoves dhe Palestines por Putin ne kete rast ka shume te drejte (si ne disa raste te tjera ne fakt). Palestina duhet te kete shtetin e saj, ne menyre qe te ulen konfliktet, eshte e vetmja zgjidhje. Problemi eshte kompleks, pasi ka perplasje fetare, gjeopolitike dhe kulturore. Duhet hapur rruge per ndihmat humanitare, se vrasja e civileve si nga nje krah ashtu dhe ne krahun tjeter eshte shfarosje ne mase, jo lufte.
    Personalisht, nuk jam pro njeres pale apo tjetres, OKB-ja duhet te punoje fort te arrije armepushimin dhe ti beje palet te arsyetojne per zgjidhjen perfundimtare; perndryshe mot e jete keshtu do kacafyten e do vrasin civile vazhdimisht.

  4. Dystandart me jetet njerezore, femi qe po vriten, femije qe shohin prinderit te vdekur…
    E gjithe kjo padrejtesi pjell terroristet e ardhshem. Ku eshte diferenca mes grupeve terroriste dhe shteteve terrorist?
    Si mund te legjitimohet terrorizmi shteteror ne emer drejtesise per njerezit e pafajshem vrare nga Hamasi? Mjafton vullneti i sinqerte mes shteteve qe kjo kasapane te marr fund. Por ja qe nuk u intereson paqja! Bote e ndyre dhe hipokrite qe lehin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *