• |
ide | kryesore

Kërkohet ekstradimi në Shqipëri, Gjykata e Apelit në Athinë vendos sot për Laert Haxhinë

Lajme, Të fundit
Leart



Gjykata e Apelit të Athinës do vendosë këtë të mërkurë për fatin e Laert Haxhisë. Shqipëria kërkon ekstradimin e tij, pasi rezulton i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjës për vrasje mbetur në tentativë. Gjithashtu ai është në proces gjyqësor edhe në Gjykatën e Posaçme për masakrën e Lushnjes.

Së fundmi Haxhia akuzohet edhe nga prokuroria e Elbasanit, për të paktën 6 vrasje të ndodhura gjatë viteve 2021-2022. Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 14:00 me orën e Greqisë ku një interes të lartë ka edhe nga pala shqiptar. Dy muaj më parë Gjykata e Janinës, refuzoi ekstradimin e Haxhiut, duke mos pranuar kërkesën e homologëve shqiptar. Vendimi i shkallës së parë u apelua, ndërsa sot pritet të ketë një vendim të formës së prerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *