• |
ide | kryesore

Papu Gomez pozitiv, Argjentina rrezikon Botërorin 2022 të fituar në Katar? Rregullorja është e qartë

-Instant, F1, Sport
Gomez



Alejandro Papu Gomez aktualisht është duke u marrë me studimin e mbrojtjes së tij, pasi u skualifikua për dy vjet për shkak të testit pozitiv për doping në nëntor 2022, pak ditë para Kupës së Botës në Katar. Fakti është se në dhjetor të atij viti Argjentina fitoi kampionatin botëror, pasi kaloi me penallti Francën më 18 dhjetor. Kështu që tani, tifozët Albiceleste janë të shqetësuar, sepse mund të rrezikohet titulli kampion bote.

RREZIKON ARGJENTINA TË HUMBASË BOTËRORIN

Përgjigja qëndron në nenin 11 të Kodit Botëror Anti-Doping. Një ekip kombëtar ose klub do të humbiste një titull tashmë të fituar vetëm nëse konstatohej prania e më shumë se dy lojtarëve pozitivë për doping. Prandaj, Argjentina mund të jetë e sigurt, nëse pozitiv mbetet vetëm Papu Gomez.

Lexo më tej: Messi pjesë e historisë së Katarit: dhoma e përdorur në Botëror prej argjentinasit kthehet në muze

PO SEVILLA EUROPA LEAGUE 2023?

Edhe Sevilla gjithashtu mund të jetë e qetë, pasi fitoi finalen e Europa League kundër Romës majin e kaluar. Papu Gomez ishte në pankinë për të gjithë 120′ plus penalltitë. Megjithatë, nëse ankimi i Gomez refuzohet, lojtari do të shihte që Kupa e Botës 2022 dhe Europa League 2023 t’i hiqen nga palmaresi i tij personal. Edhe kjo është një penalizim i fortë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *