• |
ide | kryesore

VIDEO/ Berisha dorëzoi pashaportën, ndërkohë që shkonte për konferencë shtypi

Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar selisë së Partisë Demokratike për të mbajtur konferencën për median.

Pak më herët SPAK caktoi masën “Detyrim paraqitje” për të për privatizimin e Kompleksit Partizani. Berisha ka dorëzuar pashaportën e tij, pas kontrollit që i është ushtruar banesës së tij, para se t’i drejtohej selisë blu.

SPAK dha masën Arrest në burg për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash për ndërtimet tek ish-Kompleksi Partizani.

Nderkohë, strukturat e Partisë Demokratike dhe shumë eksponentë të kësaj force politike janë mbledhur këtë mbrëmje në selinë blu pasi GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin.

 

Konferenca erdhi pas akuzave të SPAK ndaj Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e kompleksit Partizani në Tiranë.


1 Comment

  1. Ferhati theksoi se Malltezi akuzohet se me ndikimin e vjehrrit të tij Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, ka shumëfishuar përmes një skeme privatizmi, truallin e vogël që posedonte te ish-kompleksi Partizani.

    Ai shtoi se ish-ushtarakët të cilët nuk kanë firmosur privatizmin në favor të Malltezit, janë larguar nga detyra dhe ndaj ky proces ka zgjatur për 4 vite.Populli shpellkar duartroket diktatorin Enver Salih Berisha qe dorzoje pasaporten me vendim gjykate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *