• |
ide | kryesore

Kelly Clarkson sqaron komentin për romancën e Taylor Swift

Paparazzi, Slider



Kelly Clarkson mohoi aludimet se ishte kundër romancës së Taylor Swift dhe Travis Kelce pasi tha se marrëdhënia e tyre “fjalë për fjalë po pushton NFL”.

“Unë nuk  kam kundërshtuar romancën e askujt. Unë jam pro romancës. ”, ka shkruar artistja në Instagram. “A e keni parë të gjithë atë që kam thënë në të vërtetë në emisionin tim? Thjesht thashë se dua të shikoj futboll .Duket një kërkesë e përshtatshme.”

Postimi i këngëtares “Because of You” vjen vetëm një ditë pasi ajo u bë tituj për shprehjen e shqetësimeve të saj në “The Kelly Clarkson Show”.

“Nuk është qesharake se si romanca po pushton NFL-në ndërkohë që njerëzit duan të shohin sport,” tha Clarksonnë emisionin e saj të mëngjesit.

Clarkson vazhdoi të bënte shaka se transmetuesit madje janë zhvendosur në të folur për “thashetheme” në vend të vetë lojës në mes të ndeshjeve. “Dhe ti thua: “Po, po lojën?”, tha ajo, duke shtuar me shaka se Swift dhe Kelce po “marrin përsipër” sportin.

Këngëtarja e “Cruel Summer” dhe ylli i Kansas City Chiefsm kanë dominuar titujt kryesorë që kur në dukje konfirmuan romancën e tyre më 24 shtator në stadiumin Arrowhead./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *