• |
ide | kryesore

Goditi mësuesen me karrige, arrestohet nxënësi 16-vjeçar në Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lezhë



Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e së mërkurës në gjimnazin “Hydajet Lezhë” në Lezhë. Një nxënës goditi një mësuese me karrige brenda shkollës. Ai u arrestua nga policia për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10 e 30 minuta, dhe mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes forcat e policisë të cilët identifikuan dhe shoqëruan në komisariat nxënësin që goditi mësuesen.

Ai është një 16-vjeçar nxënës i vitit të dytë, i cili po merret në pyetje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kishin bërë një debat fillimisht pasi mësuesja i kishte thënë që do ta ngelte në klasë.

Raportohet se mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm.

“Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, është shprehur ajo sipas burimeve të BalkanWeb. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë.

Mësimi më pas është bojkotuar, ndërsa mësohet se Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar do të ndjekë rregulloren për rastin në fjalë duke ngritur një komision i cili do të marrë edhe masat e nevojshme.



4 Comments

  1. Po cfar beni keshtu mor injorante…dmth përgatisni nje kriminel rruge nese e fusni ne burg..nuk zgjidhet dhuna me dhun

  2. Kjo mesuesja duket qe qenka me te meta mendore per te mos thene kare fare. Natyrisht qe veprimi i nxenesit eshte penalisht i denueshem

  3. Kjo palo mesuese duhet te shkaktohet urgjentisht nga puna. Ngel apo kalon nxenesi kjo duhet te jete ne varesi te rezultateve te tij gjate vitit akademik, jo ne meshiren e nje mesuese funderrine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *