• |
ide | kryesore

Ironia e Mourinho: “Lukaku nga Inter te Roma një dramë. Po Calha nga Milan te Inter?”

-Instant, Sport
Mourinho



Slavia Pragë mbërrin nesër në Olimpico, por te Roma fokusi tashmë është te ndeshja kundër Inter të dielën. Një ndeshje me shumë kryqëzime: Lukaku do të sfidojë të kaluarën e tij, ashtu si Jose Mourinho. Special One, megjithatë, do të jetë vetëm në tribunë. Portugezi në prag të Europa League është përgjigjur shumë i bezdisur ndaj atyre që dyshojnë se përjashtimi i tij ndaj Monzas ishte ‘vullnetar’ për të humbur ndeshjen në Meazza. “Kam dëgjuar gjëra që vetëm idiotët mund t’i thonë – bubulloi ish-tekniku zikaltër për Sky Sport -. Unë jam trajneri i Romës, dua të luaj me ekipin tim. Fatkeqësisht ndodhi ajo që ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes. Më vjen keq që nuk do të jem në gjendje të jem me lojtarët e mi”.

Pastaj një tjetër shigjetim: “Kam parë trajnerë të tjerë të bëjnë të njëjtin gjest si unë. Të tjerë edhe më keq. Por për mua është gjithmonë e njëjta histori. Kam pasur një qëndrim korrekt gjatë gjithë sezonit, tani jam përjashtuar. Nëse është për mua, atëherë duhet të jetë për të gjithë”. Ashtu siç pritej, mendja tashmë është te zikaltrit: “Do të luajmë me një ekip që për mendimin tim duhet ta fitojë kampionatin me 20 pikë epërsi – shtoi ai -. Ne do të përpiqemi, do të shkojmë atje për të luajtur. Por fillimisht luajmë nesër dhe do të jetë e vështirë”.

Nesër në fakt, kur Rui Patricio dhe shokët e tij do të kenë Slavia Pragën përballë: “Për fat të keq nuk e bëj dot turnover-in që bëri Inter ndaj Salzburg, ndryshuan 5 lojtarë. Nesër do të marrim pesë fëmijë në pankinë dhe nuk ka alternativë për turnover. Pas disfatës në Genova patëm një super reagim, edhe falë tifozëve”.

Lexo më tej:A-STAR, berberi i Mourinho: “Te Chelsea më kërkoi ta bëja tullac që të mos e njihnin”

LUKAKU NË SAN SIRO

E pamundur në fund të mos përqendrohet te Lukaku, mbi të cilin janë përqendruar reflektorët: “Romelu do të luajë me Slavian – tha Mourinho në konferencën për shtyp -. Nuk e dija se ai ishte kaq i rëndësishëm në Milano. Ashtu si 200 lojtarë të tjerë ai fitoi një titull kampion, një superkupë dhe një Kupë të Italisë. E kanë bërë shumë të tjerë më parë. Lukaku këtu është një dramë, ndërsa Calhanoglu nga Milan te Inter është një mrekulli. E për Cannavaro dhe Vieri gjithashtu nuk ka pasur probleme në të kaluarën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *