• |
ide | kryesore

Osimhen, dëmtimi një mister: kthimi rrezikon të shtyhet në fund të nëntorit

-Instant, Sport
Osimhen



Në Napoli duhet ende durim për të parë Victor Osimhen përsëri në fushë. Sipas asaj që raporton Il Mattino, rikthimi i sulmuesit rrezikon të shtyhet për në fund të nëntorit. Në javët e ardhshme nigeriani do t’i nënshtrohet terapive të mëtejshme dhe më pas testeve të tjera për të kuptuar në detaje gjendjen e kofshës së tij. Për momentin lojtari nuk ankohet për dhimbje apo shenja. Por testet mjekësore kanë këshilluar shumë kujdes për të shmangur tërheqjet apo probleme të tjera serioze muskulare. Një situatë që do të rivlerësohet në ndalesën e radhës, kur Osimhen do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme për të patur siguri për rikuperimin e tij dhe dritën jeshile përfundimtare. Nisur nga kjo, flitet për fundin e nëntorit, por nuk është e sigurt që sulmuesi do të jetë gati për të luajtur ndeshjen ndaj Atalantës.

ANASHKALIMI I SKUADRËS

Por aspekti fizik nuk është e vetmja nyje që duhet zgjidhur për Osimhen në Castel Volturno. Dje lojtari nuk e ndoqi skuadrën në Berlin dhe fluturoi drejt Frankfurtit për të parë ndeshjen e Champions League kundër Union me disa miq. Një inisiativë që fillimisht ngriti alarmin tek tifozët e shumtë që udhëtonin në të njëjtin fluturim me sulmuesin. Pastaj erdhi shpjegimi nga klubi dhe u justifikua si një udhëtim personal i autorizuar.

Lexo më tej: Video/ E pabesueshme në Nigeri! Osimhen i dërgon policinë në shtëpi për të arrestuar të motrën

RINOVIMI

Çështja e rinovimit, për më tepër, sa i përket Osimhen, vazhdon të mbetet në plan të dytë te Napoli. E çdo sinjal mund të lexohet në mënyra të ndryshme. Një situatë që duhet trajtuar me kujdes në pritje të zhvillimeve të reja. Për momentin nuk është caktuar një takim mes Calenda dhe De Laurentiis dhe gjithçka mbetet në ekuilibër. Në skadencë në qershor 2025, lojtarit dhe stafit të tij nuk i pëlqyen komentet e fundit të presidentit për mungesën e marrëveshjes mes palëve. Video e TikTok pastaj bëri pjesën tjetër, duke shkaktuar acar mes sulmuesit dhe klubit. Një ftohje që Micheli po përpiqet ta shpërbëjë duke punuar fshehurazi për rinovimin. Ndërkohë në fushë i takon Kvaras, Raspadorit dhe Politanos të bëjnë mungesën e Viktor të ndihet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *