• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme në Nigeri! Osimhen i dërgon policinë në shtëpi për të arrestuar të motrën

-Instant, Sport, Video
Osimhen



Një dritare ndërkombëtare për t’u harruar për Victor Osimhen. Futbollisti i Napolit, i impenjuar me Nigerinë e tij, ka pasur ditë të komplikuara si brenda dhe jashtë fushës. Një video e bujshme është shfaqet nga Nigeria në lidhje me motrën dhe kunatin e tij.

OSIMHEN KA BËRË TË ARRESTOHET E MOTRA E TIJ

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, është në qendër të një lajmi befasues në Nigeri. Ndërsa është i grumbulluar me kombëtaren e tij, sulmuesi nuk pati një pauzë të qetë ndërkombëtare. Në fakt, ai pësoi një dëmtim në fushë që la dyshime se kur do të kthehet dhe për sa ndeshje do të mungojë. Megjithatë, jashtë fushës, ai u akuzua rëndë nga kunati i tij se kishte dërguar policinë për të arrestuar motrën e tij. Pas këtij gjesti fshihet një mosmarrëveshje për një pagesë që pretendon kunati, bashkëshorti i gruas, për kalimin e tij nga Lille në Napoli.

AKUZA E KUNATIT

I kunati e akuzoi hapur Osimhen duke postuar videon në profilet e tij në rrjetet sociale: “Departamenti i shërbimeve shtetërore është bërë hajdut, Osimheni i ka dërguar për të rrëmbyer motrën e tij me forcë për një çështje mes meje dhe atij, që është ende në gjyq”. Osita Okolo, kunati i sulmuesit të Napolit, kërkon një shumë afër 400 mijë dollarë për kalimin e lojtarit nga Napoli te Lille.

Lexo më tej:Video/ Çështja Osimhen, ndërhyn qeveria nigeriane me Enoh: “Duam të garantohet respekti i sportistëve tanë”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *