• |
ide | kryesore

Video/ Çështja Osimhen, ndërhyn qeveria nigeriane me Enoh: “Duam të garantohet respekti i sportistëve tanë”

-Instant, Sport, Video
Enoh



Çështja Osimhen nuk pushon së diskutuari, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Tensionet mes sulmuesit të Napolit dhe klubit janë bërë temë diskutimi edhe në sferën politike. Ministri nigerian i sportit John Owan Enoh ka ndërhyrë për të mbrojtur bashkëkombasin e tij. Senatori tha se kërkon sqarim mbi idetë që u shfaqën dhe më pas u hoqën nga Tik Tok, gjë që zemëroi kampionin afrikan.

“Zyra ime po punon fort për të takuar personalisht Osimhen dhe për të kuptuar se cilat janë problemet, për të vërtetuar qartë faktet. Jam në kontakt edhe me ministrin e Jashtëm dhe me ambasadorin e Nigerisë në Republikën Italiane – shpjegoi politikani Enoh -. Ne po përdorim kanale diplomatike për të eksploruar çështjen me Italinë”.

Lexo më tej: Calenda, menaxheri i Osimhen kërcënon pas videos në TikTok: “U tallëm nga Napoli, tani veprime ligjore”

Një qëndrim i fortë, i cili megjithatë lidhet me dëshirën për të mbrojtur në mënyrën më të mirë yllin e kombëtares nigeriane. “Ne jemi të përkushtuar që sportistëve tanë t’u jepet respekti që meritojnë dhe të mos ekspozohen ndaj padrejtësive, diskriminimeve dhe ngacmimeve të padrejta që mund të jenë të dëmshme për karrierën e tyre”, përfundoi ministri. Osimhen shënoi në mesjavë ndaj Udinese dhe u duk se gjërat po qetësoheshin: përkundrazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *