Qetësia është e panjohur në shtëpinë e Napolit. Nëse zërat për të ardhmen e teknikut Rudi Garcia dhe akuzat për kontabilitet të rreme ndaj De Laurentiis nuk do të mjaftonin, vjen ‘problemi Osimhen’. E këtë herë nuk flitet për një kontratë apo reagime të këqija. Në qendër të polemikave është një video e pretenduar e publikuar nga klubi italian në platformën TikTok. Një filmim që nuk konsiderohet aspak etik nga stafi i nigerianit. Menaxheri i sulmuesit Roberto Calenda është krejtësisht i tërbuar për këtë arsye: “Një ngjarje e rëndë, po shqyrtojmë veprimet ligjore”.
Lexo më tej: Osimhen, thyerje totale me Napolin: heq nga rrjetet sociale fotot me fanellën e kaltër dhe pëlqimi për klubin
Menaxheri i njohur Calenda shpërtheu zemërimin e tij në X (ish-Twitter) me një postim me tone të ashpra: “Ajo që ndodhi sot në profilin zyrtar të Napolit në platformën TikTok është e papranueshme – shkruan ai -. Një filmim që tallet me Victor në fillim u bë publik dhe më pas, por tashmë me vonesë, u fshi. Një fakt i rëndë që i shkakton dëm shumë të madh lojtarit dhe i shtohet trajtimit që djali po pëson në periudhën e fundit mes proceseve mediatike dhe lajmeve të rreme. Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe çdo iniciativë të dobishme për të mbrojtur Osimhen”.
Quanto accaduto oggi sul profilo ufficiale del Napoli sulla piattaforma TikTok non è accettabile. Un filmato che deride Victor è stato prima reso pubblico e poi, ma ormai tardivamente, cancellato. Un fatto grave che crea un danno serissimo al giocatore e si somma al trattamento…
— Roberto Calenda (@RobertoCalenda) September 26, 2023