• |
ide | kryesore

Përvetësoi tokën në Dhërmi, arrestohet 43-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit
Albania,_Dhermi.jpg


Elton Marko, me detyrë topograf është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ndaj tij ishte caktuar nga prokuroria masa ‘arrest me burg’. 43-vjeçari është arrestuar ”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Himarë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Dhërmi, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi. ‘- njofton policia.


2 Comments

  1. Tani e arrestuan kete ?
    Ky ka nja 6 vite qe perflitet se do arrestohet se ka fallsifikuar dokumentet.
    Biles tentoi te digjte dhe hipoteken e vlores per te djegur dokumentet fallco.

  2. Ndeshkimi duhet te filloje nga lart nga Tirana nga islet drejtore qe kane Patur ne dore pronat e shtetit dhe ja shiten te dyteve per 5 leke! thotë:

    KETO HAJDUTE MASHTRUES PO NDERTOJNE KAPITALIZMIM E EDI RAMES DHE NE I KEMI BROHORITIR UAA SA TE ZOTET JANE !KANE VJEDHUR TOKEN E SHTETIT DHE E KANE BLERE PER VETEN E TYRE ME CMIME THUAJSE PA LEKE ! NDESHKIMI DUHET TE FILLOJE NGA LART KUSH KA QENE NE KRYE TE PRONAVE NE TIRANE I DISA TOPOGRAFE ME DIPLOMA FALCE INXHINERIE QE KANE PUNUAR ATJE NE DREJTIME KRYESORE SI DREJTOREE KANE BERE NAMIN ME ATO JANE PASURUAR DHE THONE I KEMI BERE ME PUNE TE ARDHUR NGA HICI DHE TANI THONE PO NDERTOJME KAPITALIZMIN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *