• |
ide | kryesore

Video/ U bënë qesharakë: tifozët e Milan kërkuan sherr me atë të Psg… por sulmuan sektorin e gabuar

-Instant, Sport, Video
Milan


Ajo që ndodhi dje në Parc des Princes gjatë ndeshjes së Champions League të fituar nga Paris Saint Germain 3-0 kundër Milan ishte e pabesueshme. Protagonistë ishte një grup nga 2000 tifozët milanistë që ndoqën kuqezinjtë e teknikut Pioli në Paris.

Prej ditësh autoritetet franceze kishin vënë nën vëzhgim të fortë ndeshjen mes parizienëve dhe milanezëve. Rreziku për përplasje mes dy tifozerive ishte i fortë, sidomos pas ftesës së bërë nga francezët për ultrasit e një tjetër skuadre italiane. Ajo që alarmoi xhandarmërinë, përtej rivalitetit mes dy klubeve, ishte edhe nga prania e mundshme e ultrasve të Napolit në mbështetje të “kolegëve” francezë. Në fakt, ka pasur jo pak momente tensioni, edhe pse në fund gjithçka shkoi pak a shumë pa probleme. Kjo edhe falë një gabimi qesharak të ultrasve kuqezi…

Lexo më tej: Alarm sigurie i nivelit 3 për PSG-Milan: ultrasit franceze ftojnë në Paris tifozët e Napolit

Gjatë ndeshjes, disa ultras të Milan, me kapuç dhe të “armatosur” me shtiza flamuri, tentuan të përplasen me tifozët e PSG-së. Vetëm se ishin gabuar. Ata nuk e kuptuan që në sektorin pranë tyre nuk kishte ultras rivalë, por familjarë dhe tifozë të thjeshtë, larg logjikës së tifozerisë së organizuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të stjuardëve të shumtë të pranishëm, situata u normalizua.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *