• |
ide | kryesore

Alarm sigurie i nivelit 3 për PSG-Milan: ultrasit franceze ftojnë në Paris tifozët e Napolit

-Instant, Sport
PSG



PSG-Milan shqetëson shumë autoritetet franceze, që kanë nisur një alarm sigurie të nivelit 3. Shkak është bërë prania edhe e tifozëve napolitanë të ftuar nga tifozët parisien për të qenë pjesë e ndeshjes. L’Equipe raporton se autoritetet franceze janë shumë të shqetësuara për PSG-Milan. Ndeshja është planifikuar të luhet nesër në raundin e tretë të Champions League.

Divizioni Kombëtar për Luftën kundër Tifozerisë së Dhunshme e ka klasifikuar ndeshjen si rrezik 3. Autoritetet kanë frikë nga problemet e rendit publik për shkak të mbërritjes së rreth 2000 tifozëve të Milan, nga të cilët 500 ultras.

TIFOZËT E NAPOLIT TË FTUAR NGA ULTRASIT PARISIENË

Tifozët e PSG dhe Milan deri më tani nuk kanë pasur asnjë përplasje apo qëndrim armiqësor. Por ajo që shqetëson policinë franceze është fakti se Kolektivi Ultras parisien ka ftuar tifozët napolitan në kryeqytetin francez. Autoritetet franceze kanë frikë se kjo lëvizje do të rrisë tensionet me tifozët kuqezi, duke rrezikuar sigurinë e ndeshjes.

Lexo më tej: PSG në ciklonin e kritikave, edhe Mbappé në shënjestër: “Është vetëm një lider i festave”

Për më tepër, në Francë ekziston frika për shkak të tensionit të vazhdueshëm të krijuar nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Tifozët francezë me shumë gjasa do të tundin flamurin palestinez për të kërkuar lirinë e njerëzve të shtypur nga kjo luftë dhe nga dekada dhune të vuajtur nga ushtria izraelite. Pikërisht ky fakt mund të rrisë tensionin mes policisë dhe tifozerisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *