• |
ide | kryesore

“Gërdeci”, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gërdeci



Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut, për çështjen “Gërdeci”. Seanca re radhës do të mbahet më 9 nëntor 2023, në orën 09:00.

Shkak për shtyrjen është bërë mbarimi i orarit zyrtar. Po ashtu mësohet se në seancën e radhës do të pyeten 10 dëshmitarë.

Në seancën e sotme në GJKKO, dëshmoi Zabi Çuku, ish-ushtarak, i cili ishte mbikëqyrës në procesin e demontimit në Gërdec. Dëshmitari Çuku tha se kishte punuar për gati një muaj në Gërdec, si specialist demontimi dhe se për punën në nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë. Në lidhje me ditën kur ndodhi tragjedia, ai thotë se “pa tym të bardhë dhe si ish-ushtarak kuptoi se tymi vinte për shkak të barutit. Në ato momente ai i ka kërkuar të gjithë punonjësve që të largoheshin me qëllim që të shpëtonin nga ajo që ndodhi”.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 3 tetor të pranojë kërkimin e prokurorisë respektive për thirrjen e 52 dëshmitarëve dhe 19 të pandehurve në çështjen e mëparshme për tragjedinë e Gërdecit, në funksion të procesit penal në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Ftamir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me ngjarjen tragjike të Gërdecit.



2 Comments

  1. Bo bo bo… s’di nga ta kapesh me pare Berishen!

    Nuk i mjafton nje jete ne burg per te konsumuar denimet potenciale.

  2. Unë e kuptoj diskursin e zt.Berisha pas gjyqi që ai ka bërë ndaj kundërshtarëve kanë qenë gjyqe politike. Më kujtohet si përdori gjyqi e lustracionit për të hequr kundërshtarët politikë. Gjithmonë i ka përdorur ligjet, gjykatat për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe mbase është e vetmja rrugë që ai njeh”, shtoi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *