• |
ide | kryesore

DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbushin detyrimet e dialogut

Lajme, Të fundit


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas takimeve që kanë zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Sebisë, Aleksandër Vuçiç.

SHBA i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që urgjentisht dhe seriozisht të angazhohen për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga dialogu që po zhvillojnë, shkruan Zëri i Amerikës duke cituar një reagim të Departamentit të Shtetit.

“I mirëpresim takimet që janë mbajtur për të avancuar procesin e normalizimit”, thuhet në përgjigjen për Zërin e Amerikës lidhur me takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, me përfaqësues të BE-së dhe liderët e shteteve anëtare.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në Union”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklaratën pas takimit tha se Vuçiç refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën dhe se ai kishte kërkuar që të pranohet letra shtesë e cila praktikisht anulon tri parimet e Marrëveshjes Themelore. Mbrëmë, treshja evropiane, Scholz, Macron e Meloni, lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimeve që zhvilluan të enjten në Bruksel me Kurtin e Vuçiç, ku i kërkuan Kosovës themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbisë njohjen de-fakto të pavarësisë së Kosovës. Pesë vendet e QUINT-it paraqitën të shtunën e javës së kaluar në Prishtinë e Beograd një plan të ri modern, përfshirë draftin e Asociacionit, që ishte edhe pika kryesore e diskutimeve të Kurtit e Vuçiçit me liderët europianë të enjten në Bruksel.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *