• |
ide | kryesore

Inter hedh në gjyq ish-sponsorin e fanellave: Zytara Labs nuk i ka paguar 30 milionë euro

-Instant, Sport
Zytara



Inter ka vendosur të padisë Zytara Labs për mbi 30 milionë euro të papaguara për sponsorizimet e fanellave të zikaltërve të sezonit të kaluar. Klubi kishte apeluar në Gjykatën e Milanos, e cila lëshoi një urdhër kundër platformës dixhitale që zotëron markën Digitalbits. Pikërisht kjo markë u shfaq në fanellat e lojës, deri në pranverën e kaluar.

“Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin ndaj Zytara Labs sipas kërkesës sonë. Aktualisht po procedojmë me hapat e nevojshëm për t’i dhënë komunikim adekuat palës tjetër”, thuhet në shënim.

Lexo më tej: Inter, thyerje përfundimtare me Digitalbits: hiqen logot nga fanellat brenda fundit të tetorit

Në muajin shkurt Inter bëri të ditur se kompania në fjalë nuk kishte paguar asnjë nga 3 këstet e parashikuara në kontratë. E pak më pas nga konstatimi, marka u hoq nga uniformat e ekipit të parë, përpara marrëveshjes së re me Paramount+.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *