• |
ide | kryesore

Pezullimi është global, Newcastle e konfirmon: “Tonali i skualifikuar për 10 muaj”

-Instant, Sport
Tonali



“Newcastle United mund të konfirmojë se mesfushori Sandro Tonali është përjashtuar nga futbolli konkurrues për dhjetë muaj, duke filluar nga e premtja, 27 tetor.” Me këtë njoftim për shtyp – një akt i pritshëm dhe i duhur – Newcastle zyrtarizoi mëngjesin e sotëm se ka marrë komunikimin për skualifikimin e shkaktuar mesfushorit të tyre. Ratifikimi erdhi nga FIFA për kërkesën e bërë nga FIGC, pas marrëveshjes së arritur me avokatët e italianit kohët e fundit.

Deklarata e “ratifikuar” nga FIFA dhe e komunikuar nga Newcastle

“Prokuroria Federale ka arritur një marrëveshje (në bazë të nenit 126 KGS) me futbollistin Sandro Tonali. Pas kësaj ai do të sanksionohet me 18 muaj skualifikim, 8 prej të cilëve do të ndryshohen me dënime alternative dhe gjobë prej 20 000 euro. Kjo për shkelje të nenit 24 të CGS që ndalon mundësinë e vendosjes së basteve në ngjarjet e futbollit të organizuara nga FIGC, UEFA dhe FIFA”.

Lexo më tej: Tonali, skualifikimi një dëm kolosal financiar për Newcastle: klubi kërcënon me padi milionere Milanin

“Për sa i përket dënimeve alternative – vijon njoftimi për shtyp – Tonali duhet të marrë pjesë në një plan terapeutik që zgjat të paktën 8 muaj. Si dhe në një cikël prej të paktën 16 takimesh publike, që do të zhvillohen në Itali, për një periudhë 8 mujore, në shoqatat sportive amatore, qendrat federale territoriale, qendrat e shërimit nga varësia ndaj lojërave të fatit. E në çdo rast sipas indikacioneve dhe programit të propozuar nga FIGC. Prokuroria Federale do të monitorojë respektimin e asaj që kërkohet dhe në rast shkeljesh , do të marrë masat në kompetencën e saj, në zbatim të CGS-së, me zgjidhjen e marrëveshjes dhe vazhdimin e procedimit disiplinor pranë organeve gjyqësore të drejtësisë sportive”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *