• |
ide | kryesore

Pjesë e grupit kriminal, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Pjesë e grupit kriminal, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës


Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi të dhënë në mungesë për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësi, Rajmonda Dashi.

Ndërsa biznesmeni Ardian Malasin, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ata u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj të pastrojnë paratë që si burim kanë aktivitetin e trafikut të drogës.

Për këta të fundit, u caktua masa e arrestit me burg në mungesë për shkak se ndodhen të arrestuar në Belgjikë si pjesë e një grupi për trafik të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, ka rezultuar se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri.


6 Comments

  1. ore po leket qe kane vjedh keta te psuedo burgosurit, po pronaat e vjedhura nga shteti do kthehn mbrapsht apo duhet kryengritje ? shume raqdikal keta demokratiksat e evropes te tipit cdu

  2. Sali Berishën në vitin 1997, viti kur revoltat masive popullore e rrëzuan nga pushteti.

    Në videon që zgjat rreth 5 min ai shfaqet në Lushnje përballë një grushti mbështetësish i rrethuar nga civilë të shumtë të armatosur.

    Pasi mban një fjalim të çartur që nuk dëgjohet nga krismat e shumta vërdallë, ikën pasi situata bëhet e pakontrollueshme.Mbas sekeustros nga spak salihut po iken pasuria dhe me padite ne france e gjermani,si e ke vjedhur kete pasuri keshtu do te ike o salih

  3. 30 vite më parë Berisha komandonte prokurorinë dhe gjykatat. Në krye të procesit-farsë që Berisha kishte porositur, ishte një prokuror i ri, Genc Gjokutaj, që sot është avokati mbrojtës i Berishës, duke konfirmuar në këtë mënyrë lidhjet e tyre të vjetra. Sot Genc Gjokutaj proteston duke pretenduar qe GJKKO nuk respekton të drejtat e mbrojtjes të klientit të tij të shquar, ish-kryeministri Sali Berisha. Dhe sigurisht harron që 30 vite më parë ishte ai nga ana tjetër e bankës që nuk mbronte të drejtën e të akuzuarit të tij të shquar, Fatos Nanos, një tjetër ish kryeministër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *