• |
ide | kryesore

Sherr në Cërrik, procedohen babë e bir dhe 3 vëllezër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sherr në Cërrik, procedohen babë e bir dhe 3 vëllezër


Një konflikt për motive të dobëta, ka përfunduar në një sherr të madh në një lokal në Cërrik.

Në këtë sherr u përfshinë babë e bir dhe tre vëllezër të tjerë të cilët filluan të godisnin njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

“Nisi procedimi në gjendje të lirë përkatësisht për shtetasit B. H., 57 vjeç, K. H., 32 vjeç (babë e bir), E. M., 32 vjeç, E. M., 37 vjeç dhe M. M., 25 vjeç (të 3 vëllezër).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *