• |
ide | kryesore

Zv.ministri i Jashtëm grek në Këlcyrë: Beleri të betohet dhe të marrë detyrën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zv.ministri i Jashtëm grek në Këlcyrë: Beleri të betohet dhe të marrë detyrën


Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Kotsiras nga Këlcyra ka folur për çështjen ‘Beleri’. Zyrtari grek deklaroi se Greqia shpreson që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt nga autoritetet shqiptare dhe sipas standardeve të BE.

Mesazhi në fjalë është bërë gjatë festës kombëtare të Greqisë, në varrezat ku prehen ushtarët grekë. Mes të tjerash Kotsiras theksoi rëndësinë e zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë, ndërsa shtoi se Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, duhet të betohet dhe të marrë detyrën.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.


3 Comments

  1. Ku eshte kryediplomati Rama?
    Na tregojne kushtetuten greket.
    Dhe te drejte kane.
    Bejleri duhej akuzuar per deklarata dhe veprimtari antikushtetuese dhe kunder integritetit territorial te Shqiperise.
    Ne nje vend normal nuk duhej lejuar te kandidonte.

    Ta fusesh ne burg se preku interesat e burrit te Xhaçkes e investororeve strategjik te Rames, eshte pallaçollek maskarallek.

    Nese Bejleri ka blere vota, ata te dosjes se Dibres, termet termet kane bere masaker.
    Dhe nuk merret kush me ta.

    1. Saktë! Kjo gjë ishte thjesht një ndyrësi e rradhës e klikes së Ramës, që as ja ndjen për patriotizëm…. Me sa duket këtu i ka ngelur sharra në gozhdë.

  2. Duke marrë shkas nga hetimet që SPAK ka nisur ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha ai tha se:

    “Imuniteti nuk mbron deputetin, por punën e parlamentit. Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë” tha Krichbaum.

    Ai tha se nuk ka takuar Sali Berishën pasi është nën akuza mjaft të rënda: “Eshtë edhe Non Grata në SHBA”.Ti jevgu grek bashke me serbin salih fleni rehat se beleri do betohet,kur ai ka blere votat njelloj si ne greqi ne zgjedhjet e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *