• |
ide | kryesore

Krijuesit e “Friends” reagojnë ndaj ndarjes nga jeta të Perry

Paparazzi


Bashkë-krijuesit e Friends, Marta Kauffman, David Crane dhe producenti ekzekutiv Kevin Bright kanë reaguar ndaj ndarjes nga jeta të Matthew Perry.

“Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar për vdekjen e mikut tonë të dashur Matthew,” thanë ata në një deklaratë të përbashkët për People. “Duket ende e pamundur. Gjithçka që mund të themi është se ndihemi të bekuar që e patëm atë pjesë të jetës sonë. Ai ishte një person i shkëlqyer.”

Kauffman, Crane dhe Bright thanë se e dinin që Perry ishte i duhuri për rolin e Chandler kur e takuan për herë të parë.

“Është një klishe të thuash që një aktor e bën një rol të tijin, por në rastin e Matthew, nuk ka fjalë më të vërteta,” thanë ata. “Që nga dita kur e dëgjuam për herë të parë të mishëronte rolin e Chandler Bing, nuk kishte asnjë tjetër për ne.”

Ata gjithashtu vlerësuan  aktorin  si person, duke vënë në dukje inteligjencën dhe sensin e tij të humorit.

“Ne gjithmonë do ta vlerësojmë gëzimin, dritën, inteligjencën që ai solli në çdo moment – jo vetëm në punën e tij, por edhe në jetë”, vijuan  ata në deklaratën e tyre. Ai ishte gjithmonë personi më qesharak në dhomë. Ne dërgojmë gjithë dashurinë tonë për familjen dhe miqtë e tij.” /Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *