• |
ide | kryesore

Selena Gomez, e shqetësuar për romancën e re të Taylor Swift

Paparazzi, Slider


Selena Gomez është e shqetësuar se Taylor Swift po “lëviz shumë shpejt” me Travis Kelce, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six.

“Selena mendon se Taylor të shkojë në ndeshje dhe të shëtisë nëpër Nju Jork menjëherë pas njohjes me Travisin është diçka që nuk i shkon asaj,” pohon burimi i brendshëm.

“Historikisht, Taylor ka qenë  super private për gjithçka, dhe tani me këtë marrëdhënie, ajo është aq e hapur  saqë është shumë e çuditshme për Selenën.”

Para Kelce, lidhja më afatgjatë e Swift ishte me Joe Alwyn, me të cilin ajo ishte në lidhje për gjashtë vjet. Të dy u konsideruan si “çuditërisht privatë” për shkak të daljeve të tyre të rralla publike.

Sipas burimit , Gomez ka vënë re se sa ndryshe Swift e ka trajtuar romancën e saj të re me Kelce dhe i ka gjetur disa aspekte “alarmante”.

Aktorja e “Only Murders in the Building” thuhet se u kap në befasi kur pa Swift duke u shoqëruar me nënën e Travis, Donna Kelce, në një suitë publike pasi sapo e kishte takuar.

Burimi zbuloi gjithashtu se Selena ka refuzuar ftesat për disa lojëra të Chiefs sepse ajo nuk donte të ishte pjesë e “vëmendjes  mediatike”.

Insajderi thekson, megjithatë, se artistet “nuk janë në një grindje” për mendimet e të parës, siç dëshmohet nga daljet e tyre të fundit në West Hollywood, Kaliforni, në fillim të këtij muaji.

“Selena thjesht nuk dëshiron të jetë pjesë e furisë mediatike sepse është vërtet kaotike”, shpjegon burimi./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *