• |
ide | kryesore

Scarlett Johansson padit Inteligjencën Artificiale

Paparazzi, Slider



Scarlett Johansson ka ndërmarrë zyrtarisht veprime ligjore pasi një aplikacion i inteligjencës artificiale i quajtur Lisa AI: 90s Yearbook & Avatar përdori fytyrën dhe zërin e aktores në një reklamë.

Sipas Variety, klipi prej 22 sekondash, i cili që atëherë është fshirë nga interneti, u shfaq për herë të parë në X (ish-Twitter) të shtunën duke përdorur një klip të vjetër të Johansson në prapaskenën e filmit të saj ” Black Widow.”

“Ckemi djema? Unë jam Scarlett dhe dua që ti të vish me mua”, tha aktorja përpara se klipi të kalojë në një grup fotografish të krijuara nga AI që ngjajnë me të.

“Nuk kufizohet vetëm në avatarë,” vazhdon një zë, që tingëllon shumë i ngjashëm me Johansson. “Ju gjithashtu mund të krijoni imazhe me tekste dhe madje edhe videot tuaja me AI. Mendoj se nuk duhet ta humbisni.”

Në një deklaratë për Variety, përfaqësuesit e Johansson kanë konfirmuar se ajo nuk është një zëdhënëse e aplikacionit.

Avokati i Johansson, Kevin Yorn, i tha gazetës “ne nuk i marrim lehtë këto gjëra. Sipas kursit tonë të zakonshëm të veprimit në këto rrethana, ne do të merremi me të me të gjitha mjetet juridike që do të kemi.”

Scarlett nuk është i vetmi personazh i famshëm që ka rënë viktimë e AI. Në fillim të tetorit, Tom Hanks paralajmëroi fansat përmes Instagramit për një video promovuese, që shfaqte ngjashmërinë e tij.

“Kujdes!!” Hanks shkroi poshtë një fotoje të ngjashme me të. “Ka një video atje që promovon një video dentare me një version timin të AI. “Unë nuk kam asnjë lidhje me të,” shtoi aktori i “Forrest Gump”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *