• |
ide | kryesore

Merr fund drama në aeroportin e Hamburgut/ Dorëzohet turku që mori peng vajzën 4-vjeçare

Arkiva
hamburgut



Ka përfunduar pas 18 orësh një situatë pengmarrjeje në aeroportin e Hamburgut pjesë e së cilës ishte edhe një fëmijë i vogël. Një person kaloi përmes një pengese sigurie dhe u fut në pistën e aeroportit të shtunën mbrëma bashkë me vajzën e tij 4-vjeçare në një makinë dhe parkuar nën një avion. Incidenti shkaktoi ndërprerjen e disa fluturimeve drejt dhe nga ky aeroport.

Gjithçka filloi rreth orës 20:00 me kohën lokale kur i dyshuari me origjinë turke e çoi makinën e tij në platformën e aeroportit, zona ku zakonisht parkohen avionët. Sipas mediave lokale, ai parkoi nën një avion të Turkish Airlines. Policia tha se ky person qëlloi 2 herë me armën e tij në ajër dhe hodhi shishe të djegura nga automjeti. Ishte e paqartë nëse kishte eksploziv me vete.

Autoritetet thanë se shkak u bë një “mosmarrëveshje për kujdestarinë” e fëmijës. Nëna e fëmijës raportohet se ka lajmëruar shërbimet e urgjencës se për rrëmbimin e vajzës 4-vjeçare. Në fund autori iu dorëzua autoriteteve “pa bërë rezistencë” dhe u arrestua.

“Fëmija duket se është i padëmtuar”, – shkroi policia lokale në X. “I uroj nënës, fëmijës dhe familjes së saj shumë forcë për të përballuar këtë përvojë të tmerrshme” – shkroi kryebashkiaku i Hamburgut, Peter Tschentscher në X. Zëdhënësja e policisë së Hamburgut Sandra Levgruen tha se personi në fjalë nuk ishte dakord me disa vendime të marra nga autoritetet në lidhje me rregullimin e kujdestarisë dhe donte të udhëtonte në Turqi me fëmijën.

Mediat vendase raportuan se negociatat u zhvilluan në turqisht përmes një përkthyesi. Aeroporti tha se po punonte për të rifilluar funksionimin sa më shpejt të ishte e mundur. Gjithsej 286 fluturime me rreth 34 500 pasagjerë ishin planifikuar të kryheshin të dielën. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *