• |
ide | kryesore

Si Tom Hanks/ Historia e 83-vjeçarit italian që jetoi 8 muaj në aeroportin e Bolonjës

Arkiva, Lajme, Të fundit
aeroport



Krahasimi me Tom Hanks në filmin “The Terminal” ishte i menjëhershëm, por historia e italianit Arnaldo, i cili qëndroi në aeroportin e Bolonjës për gati 8 muaj, është i ndryshëm nga ai i njeriut pa atdhe që nuk kishte më dokumente të vlefshme për t’u larguar terminali për të shkuar në Nju Jork. Historia e 83-vjeçarit italian që qëndroi në zonën e check in-it të aeroportit “Marconi” nga korriku deri në mars lidhet me vështirësitë e tij ekonomike.

Ish-konsulenti i verërave, nuk mundej më që me pensionin e tij, të paguante qiranë dhe nga Modena u zhvendos në Bolonja. Në muajt e verës ai flinte jashtë aeroportit, por në vjeshtë u zhvendos në zonën e check in-it i ndihmuar me ushqim nga ata që punojnë në aeroport. Stjuardët dhe stjuardesat i sillnin ushqim dhe madje i blenë edhe një thes gjumi.

Ai tashmë është marrë në kujdes nga shërbimet sociale të Komunës së Bolonjës, të cilët e mësuan historinë e tij nga shkrimet e publikuara ditët e fundit në media. Repubblica ishte e para që raportoi rastin e “pasagjerit që nuk ikën”, siç e quan ai veten.

L'hostess che ha aiutato Arnaldo: «Dormiva da mesi in aeroporto. L'ho  adottato e ora ha una casa»- Corriere.it

“Ashtu si çdo person i mirëpritur në raste urgjente, iu ofrua një pritje e menjëhershme, e ndjekur në ditët në vijim nga një intervistë me shërbimin social për të vlerësuar së bashku me të interesuarin mundësinë e një projekti që mund ta qetësojë atë. Arnaldo, me origjinë nga Siçilia, aktualisht ka një rezidencë në Bastiglia në provincën e Modenës, ku ka përfituar shërbime për të pastrehët. Bashkia e Bolonjës po shqyrton mundësinë e vendbanimit dhe se çfarë marrëdhëniesh ka me shërbimet sociale të zonës” – thuhej në një njoftim. Nga Bashkia thonë se nëse çështja do të ishte raportuar më herët do të ishte gjetur më herët një vend për Arnaldon.

Ai nuk është personi i parë që ka jetuar në aeroport për një periudhë të gjatë. Mehran Karimi Nasseri, njeriu historia e të cilit frymëzoi filmin “The Terminal”, kaloi 18 vjet duke jetuar në sallën e nisjeve të aeroportit “Charles de Gaulle” në Paris. Në gusht 1988, Nasseri me origjinë iraniane u përpoq të udhëtonte nga Franca në Londër, por ai u refuzua sepse nuk kishte pasaportë. Nasseri tha se letrat e tij ishin vjedhur.

È morto Mehran Karimi Nasseri, l'uomo che visse 18 anni nell'aeroporto di  Parigi e ispirò il film “The Terminal” - Il Post

Ai u kthye në Francë ku u ndalua në aeroport. Pavarësisht disa përpjekjeve për të siguruar dokumentet e tij, Nasseri nuk mundi të largohej nga aeroporti. Ai i kaloi ditët e tij duke shkruar në ditar dhe duke ngrënë McDonald’s. Në vitin 2006, Nasseri u shtrua në spital dhe në mungesë të tij u çmontua vendi ku jetonte në aeroport. Atij iu ofrua strehim në Paris, ku qëndroi deri në vdekjen e tij në 2022.

Gary Peter Austin, një ish-kalorator nga Britania e Madhe, mbeti i bllokuar në Filipine në dhjetor 2013 pasi iu tha se e-Bileta e tij për fluturimin në shtëpi ishte anuluar. Austin nuk kishte para për të blerë një biletë tjetër për në shtëpi.  52-vjeçari kaloi 23 ditë i bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino.

Stranded Briton heads home after 22 days at Naia; kind Filipinos fed him |  Global News

Një pastruese në aeroport i erdhi keq dhe i solli ushqim. Përfundimisht, Ambasada Britanike e ndihmoi të rezervonte një fluturim për në shtëpi.

Një japonez i quajtur Hiroshi Nohara jetoi pothuajse 4 muaj në Aeroportin Ndërkombëtar “Benito Juarez” në Mexico City në 2008. Nohara shpejt u bë një personazh i famshëm vendas. Kompanitë e ushqimit të shpejtë në aeroport i dhanë atij ushqim dhe bluza firmato dhe njerëzit bënin foto me banorin e ri të aeroportit.

Mexico: For Resident of an Airport, a New Place to Stay

Nohara nuk pranoi të tregojë pse qëndroi kaq gjatë në aeroport. Ai nuk kishte asnjë problem me vizën apo dokumentacionin. Në fund të dhjetorit, Nohara u largua nga aeroporti për të qëndruar me një grua që e ftoi atë në apartamentin e saj në Mexico City. Gruaja, e njohur si Oyuki, jetonte vetëm në Mexico City dhe burri i saj punonte në Japoni. Megjithatë, në janar, ai u largua me nxitim nga vendi duke mbajtur 3 qese plastike të mbushura me rroba. Ai nuk dha asnjë shpjegim të mëtejshëm për gazetarët. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. E shihni si vuan proletariati ne boten kapitaliste? E thoni se na genjen KM per begatine e Shqiperise se rilindur?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *