• |
ide | kryesore

Pamjet e pazakonta/ Si stafi i aeroportit të Majemit vidhte bagazhet

Arkiva, Lajme, Të fundit
majemit



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Majemit në Florida. Kamerat e sigurisë kanë kapur dy punonjës të Administratës së Sigurisë së Transportit në aeroport duke vjedhur në çantat e pasagjerëve, gjatë kontrollit të sigurisë, ose të paktën këto janë dyshimet e policisë, e cila tashmë i ka arrestuar oficerët e sigurisë.

Duke përfituar nga fluksi i pasagjerëve ata fusnin duart në çantat e tyre dhe merrnin para dhe sende me vlerë. Arrestimi i dy oficerëve të kapur nga kamerat e sigurisë u bë në korrik dhe ata po përballen me akuzat për vjedhje, që sipas policisë dyshohet se ka ndodhur ndër vite.

Josue Gonzalez, 20 vjeç dhe Labarrius Williams, 33 vjeç, po përballen të akuza për vjedhje. Një oficere e tretë, u arrestua në korrik, Elizabeth Fuster. Vetë oficerët e sigurisë janë deklaruar të pafajshëm. Ky konsiderohet një rast i pazakontë, sipas policisë së Majemit, për faktin se oficerët e kanë ditur që janë 24 orë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

Arrestimet e tyre erdhën pasi autoritetet nisën një hetim për vjedhjet e dyshuara në Pikën e Kontrollit të Sigurisë së aeroportit. Një pasagjer pretendoi se i janë vjedhur 600 dollarë nga portofoli i tij. /LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *