• |
ide | kryesore

Shpërthimi në pikën e karburantit në Tiranë, arrestohet menaxheri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë



Një ditë pas shpërthimit në pikën e karburantit në Tiranë, arrestohet menaxheri i këtij biznesi. Menaxheri akuzohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse dhe djegëse.

Shpërthimi ka ndodhur në valvulën e sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin.

Si pasojë e shpërthimit, janë plagosur shtetasi me inicialet M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi me inicialet M. K. (shoferi i autobotit).

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *