• |
ide | kryesore

Ministri izraelit kërkon zona sigurie rreth vendbanimeve hebraike

Lajme, Të fundit


Ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, bëri thirrje të hënën për krijimin e zonave të sigurisë rreth vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kjo do të thotë se fermerët palestinezë nuk do të mund të arrijnë në këto zona për të korrur ullinjtë.

Smotrich, kreu i një prej partive fetare-nacionaliste në koalicionin qeverisës, i shkroi kryeministrit Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallad, duke u kërkuar atyre të krijojnë zona të veçanta rreth vendbanimeve hebraike për të përjashtuar palestinezët edhe gjatë korrjes.

Sipas Smotrich, sulmi i 7 tetorit nga persona të armatosur të Hamasit në Izraelin jugor ishte një mësim për vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor. Zyra e Netanyahut nuk pranoi të komentonte, ndërsa zyra e Gallad tha se ende nuk mund të përgjigjej.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *