• |
ide | kryesore

Video/ Një super Dortmund mposht Newcastle: shembje e bujshme e Barçës ndaj Shakhtar

-Instant, F1, Sport, Video
Dortmund



Ndeshja e parë e të martës në grupet e Champions League komplikon pozitën e Milan, që e sheh garën e tyre për në fazën e 1/8 të komplikohet. Fitorja 2-0 e Borussia Dortmund ndaj Newcastle, me golat e Füllkrug (26′) dhe Brandt ( 79′), në fakt i largon kuqezinjtë pesë pikë larg kualifikimit, në rast të humbjes ndaj PSG-së. Në ndeshjen tjetër, Barcelona rrëzohet në mënyrë të bujshme. Në Volksparkstadion të Hamburgut, Shakhtar Donetsk fitoi 1-0 me golin e Sikanit (40′).

GRUPI F

Borussia Dortmund arriti një fitore të pastër 2-0 ndaj Newcastle dhe vendin e parë të përkohshëm me 7 pikë. Gjermanët dominuan në start, ndaj një kundërshtari që çuditërisht hoqi dorë nga Almiron dhe Gordon në njëmbëdhjetëshen startuese. Pope ishte vendimtar ndaj Füllkrug dhe Adeyemi, duke shmangur disavantazhin e Newcastle. Anglezët vuajtën jashtëzakonisht shpejtësinë e kundërshtarit e në minutën e 26′ erdhi goli i merituar për Dortmund. Füllkrug zhbllokoi ndeshjen, duke shënuar golin e tij të parë në Champions pas kombinimit me Sabitzer. Austriaku humbi mundësinë për të dyfishuar në shtesë, ndërsa Magpies u afruan pranë barazimit me Joelinton.

Në pjesën e dytë hynë Almiron dhe Gordon dhe Newcastle nisi të impenjonte Kobel. Joelinton humbi një rast flagrant nga fare pranë, ndërsa Julian Brandt jo. Ish-playmakeri i Leverkusen shënoi 2-0 që mbylli ndeshjen në minutën e 79′. Dortmund fiton 2-0, duke shkuar në 7 pikë dhe duke vënë në telashe Milan. Në rast humbje, kuqezinjtë do të ishin pesë pikë larg kualifikimit me vetëm dy ndeshje të mbetura. Newcastle ngec me 4, gjithashtu një hap larg eliminimit.

GRUPI H

Barcelona shembet papritur, duke mos arritur të futet kurrë në lojë e mundur 1-0 nga Shakhtar Donetsk. Ukrainasit rihapin kështu garën për kualifikim. Në Volksparkstadion në Hamburg, blaugranat komanduan zotërimin e topit, por pothuajse nuk kërcënuan kurrë në pjesën e parë. Skuadra e teknikut Xavi u kufizuar vetëm në një goditje lart nga Raphinha. Përfitoi Shakhtar që pasi trembi Ter Stegen me goditjen e fuqishme të Matvienko, kaluan në avantazh në minutën e 40′. Heroi i ndeshjes ishte Danilo Sikan, i cili goditi me kokë në krosimin e Gocholeishvili për të shënuar 1-0 në favor të Shakhtar. Ky është goli i dytë i pësuar nga Barça në këtë Champions League, të dy nga ukrainasit.

Lexo më tej: “Njeri pa nder, mercenar”: zbulohet e fshehta e Curva Sud të Milan për… ‘Dollarumma

Katër ndryshimet e teknikut: Balde, Joao Felix, Pedri dhe Lamine Yamal gjallëruan Barçën, që goditi në portë për herë të parë në minutën e 70’. Rasti më i mirë sidoqoftë ishte për ukrainasit, që panë të anulohet goli i dytë i Neëerton në minutën e 87′ për shkak të pozicionit jashtë loje. Shakhtar Donetsk i Marino Pusic, zëvendësi historik i Slot dhe trajneri i ri që nga fundi i tetorit, fitoi 1-0. Një sukses prestigjioz që rihap grupin: Shakhtar fluturon në 6 pikë, -3 nga Barça.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *