• |
ide | kryesore

Aksident në rrugën Fier-Levan, përplasen 2 automjete, bllokohet qarkullimi

Lajme, Të fundit


Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, teksa janë plagosur lehtë dy drejtuesit, të cilët janë dërguar në Spitalin e Fierit.

Për shkak të aksidentit janë krijuar radhë të gjata në trafik pasi ka bllokim të rrugës. Në vendgjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për rregullimin e trafiku.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *