• |
ide | kryesore

Champions/ Manchester United “tifoz” me Bayern: Arsenal rrezikon kreun, Inter sfidë në distancë me Sociedad

-Instant, F1, Sport
Bayern


Pas spektaklit të së martës, Champions League rikthehet me katër grupet e tjera në fushë. Manchester United rrezikon shumë në raundin e katërt, me vizitën në Copenhagen. Anglezët, për më tepër, duhet të bëjnë tifo edhe për Bayern, për të parakaluar Galatasaray në renditje. E komplikuar për Arsenal, që sheh kreun të kërcënuar nga Lens. Asnjë problem për Real Madrid, dicka më ndryshe për Napolin, ndërkohë që Inter e Sociedad sfidohen për vendin e parë në distancë.

GRUPI A

Me pikë të plota pas tre ndeshjeve të para, Bayern Munich pret Galatasaray t’i kthejë vizitën, në atë që do të jetë ndeshja që blindon vendin e parë të bavarezëve. Në kampionat ata shkatërruan 4-0 Dortmund dhe turqit janë tashmë të paralajmëruar. Galatasaray, me 4 pikë, është në vendin e dytë dhe do të ëkrkojë pikë për të mbajtur pas tentativën për rikthim të Manchester United. Pikërisht anglezët, me 3 pikë, janë tifozët numër 1 të Bayern. Red Devils janë të impenjuar në Copenhagen, që prej 9 vitesh në shtëpi nuk njohin humbje në Champions, përveç asaj me Bayern në javën e dytë të turnout. Kështu, Ten Hag duhet të fitojë në Danimarkë por pret që bavarezët të likuidojnë Galatasaray, për t’i parakaluar në renditje.

GRUPI B

Arsenal u kthye nga Andaluzia me një fitore, që do të mundohet ta përsërisë edhe në Emirates, për të mos lejuar Lens të kthehet në krye të grupit. Spanjollët janë një skuadër e rrezikshme dhe që shpresojnë që Gunners të kenë pasojat e humbjes në Neëcastle. Arteta ka 6 pikë, një mbi francezët. Nuk është se Lens në fakt ka një ndeshje të thjeshtë në Eindhoven kundër PSV. Holandezët kanë dy pikë, po aq sa Sevilla dhe nëse marrin fitoren e parë, do të kishin kredite të mira për kualifikimin.

GRUPI C

Real Madrid me pikë të plota, do të ketë ndeshjen e dytë kundër Braga, që për të shpresuar të shqetësojë Napolin për kualifikimin, duhet të fitojë në Bernabeu. Madrilenët e teknikut Ancelotti vijnë nga barazimi befasues me Rayo. Por me një sukses do të mbanin në distancë skuadrën e Rudi Garcia. Napoli pret vendin e fundit me 0 pikë Union Berlin. Kriza e thellë e gjermanëve e bën qartazi të anojë kahun e fitores nga italianët, që presin një befasi nga Braga për të tentuar vendin e parë.

GRUPI D

Sfidë në distancë mes Inter e Real Sociedad, të dy me 7 pikë, dhe në përpjekje për të qendruar në pozitat kryesuese deri në ndeshjen direkte. Zikaltrit vuajtën jo pak në San Siro kundër Salzburg e tani në Austri nuk është se parashikohet më e lehtë. Austriakët janë të vetmit që mund ende të shpresojnë në këtë grup, duke qenë se kanë 3 pikë, por duhet të mposhtin Inter për tu futur në lojë. Sociedad ndërkohë pret një Benfica në krizë të plotë, me 0 pikë dhe 0 gola të shënuar në tre ndeshjet e para. Kështu, që baskët nuk duhet të kenë problem për të marrë tre pikët, duke shpresuar se Inter do të pengohet në transfertë.

Lexo më tej: Video/ Nata yjore e Leao e Giroud: Milan mposht Psg, Atletico e Manchester City të pamëshirshëm

Champions League Group A
21:00 Bayern Munich – Galatasaray
21:00 FC Copenhagen – Manchester United
Champions League Group B
21:00 Arsenal – Sevilla
21:00 PSV Eindhoven – Lens
Champions League Group C
18:45 Napoli – Union Berlin
21:00 Real Madrid – SC Braga
Champions League Group D
18:45 Real Sociedad – Benfica
21:00 FC Salzburg – Inter


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *