• |
ide | kryesore

Patrick Dempsey shpallet mashkulli më seksi i vitit 2023

Paparazzi, Slider



Aktori Patrick Dempsey është shpallur së fundmi mashkulli më seksi i vitit 2023.

Të martën, People zbuloi Dempsey-n si yllin e tyre vjetor të kopertinës gjatë një segmenti në Jimmy Kimmel Live.

Aktori ishte i buzëqeshur ndërsa u ul përballë Kimmel, i cili e pyeti 57-vjeçarin  pse mendon se iu desh kaq shumë kohë People për t’i dhënë më në fund titullin e lakmuar.

“Nuk e di. Jam i lumtur që morën një vendim dhe isha unë këtë vit”, tha ai duke qeshur. “Jam shumë mirënjohës”. “Është si të hapësh një shishe verë të mirë,” tha Kimmel. “Ata vendosën të prisnin deri në vitin e duhur.”

Nderimi i kësaj gazete filloi në vitin 1985 me Mel Gibson dhe vazhdoi të vinte në qendër të vëmendjes personazhet e njohur në industrinë e argëtimit.

Vitin e kaluar, titulli i mashkullit më seksin i shkoi aktorit të Captain America, Chris Evans.

“Mamaja ime do të jetë shumë e lumtur,” tha Evans me shaka kur pranoi nderin e medias. “Ajo është krenare për gjithçka që bëj, por kjo është diçka për të cilën ajo mund të mburret me të vërtetë.”

Përpara Evans, mashkulli më seksi i vitit 2021 ishte , Paul Rudd. Ky i fundit reagoi me përulësi ndaj titullit, duke thënë: “Kjo nuk është përulësi e rreme. Ka kaq shumë njerëz që duhet ta marrin këtë para meje.”

Gazeta ka shfaqur gjithashtu: Sean Connery, Tom Cruise, Idris Elba dhe Blake Shelton. Disa të përzgjedhur madje kanë fituar dy herë titullin, duke përfshirë Richard Gere, Brad Pitt, George Clooney dhe Johnny Depp./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *