• |
ide | kryesore

Vodhën para nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar


Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje. Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të cilët i morën me forcë një shumë parash pronarit të një tabakinoje duke e kanosur me thikë. Dy të arrestuarit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje.

Në kërkim është shpallur një 15 vjeçar. i cili ka pasur dijeni për këtë krim por nuk ka kallëzuar dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash në një market në Vlorë pak ditë më parë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *