• |
ide | kryesore

Marrëveshja Rama-Meloni, Soreca: Nuk u konsultuam, po e shqyrtojmë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Marrëveshja Rama-Meloni, Soreca: Nuk u konsultuam, po e shqyrtojmë



Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u pyet në konferencën e përbashkët për shtyp me zv.kryeministren Belinda Balluku, mbi marrëveshjen e vendit tonë me Italinë për të strehuar emigrantët e vendit fqinj.

Sipas tij, Komisioni Europian nuk është konsultuar për këtë marrëveshje dhe aktualisht po bën vlerësimin e tij.

“Komisioni Europian është informuar, por jo konsultuar. E kemi marrë tekstin dy ditë më parë dhe po vijojnë vlerësimet. Teksti është hapi i parë dhe do të përkthehet në ligj, këtu do të bëjmë vlerësimin tonë. Pra, për momentin është e parakohshme që t’i japim vlerësim marrëveshjes”, deklaroi Soreca.

Ndërsa, sipas Ballukut, “marrëveshja me Italinë për emigrantët nuk ka vend për shqetësim”.

“Arsyeja e vërtetë e marrëveshjes është ajo që ka deklaruar kryeministri Edi Rama. Kjo marrëveshje respekton të drejtën ndërkombëtare dhe përcakton detyrimet e palëve shumë qartë. Nëse kjo marrëveshje do të ishte bërë mes dy vendeve të BE-së, do të konsiderohej normale. Ne jemi gjithmonë solidarë me një partner strategjik. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë, që për luftën e tyre politike, merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri”, tha Balluku.



4 Comments

  1. Po e shqyrtojmë thotë ky sikur është pjestar në diskutim që në fakt nuk ka fershëllen njëri!! Deri në fund të dhjetorit është.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *