• |
ide | kryesore

Rama udhëton drejt Francës/ Pritet të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Lajme, Të fundit



Teksa ditën e sotme Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe pritet të ketë tensione për shkak të aksionit të opozitës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm pasi do të udhëtojë drejt Francës. Rama do të jetë në Paris, pasi do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, ku pritet të jetë i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ftesën, dy kryeministrat shqiptarë, e kanë marrë nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Duke qenë se do të jetë në Paris, Rama nuk do të marrë pjesë as në konferencën për shtyp për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023. Prezantimi i raportit do të bëhet nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.



4 Comments

  1. palacoja i cirkut qenka nis me avion privat!

    populli kurve meritojne te hane karin e afrikanve dhe rames mos ti thone gje per avionin privat

  2. ndihem “krenar”
    per kete Budalle
    qe po e ben mutin litar
    e botes i vjen verdalle
    pa shkak e pa arsye
    thua se eshte ne krye
    Ky lolo i stergjate
    idiot i pamate
    Ngaterroi gjithe dynjane
    nuk ja dhjet njeri
    po nuk do te rrije ne zyre
    te punoje per njerezine
    qe i paguan shtepine e makine.
    Por jo, do te bredhe me aropllan
    ky zaberhane, lideri boteror,
    si Cesari te vere kurore ,
    te komandoje anembane
    himarjoti pa din e iman.
    Nje grusht mizash ka ne dore
    “udheheqesi ine” qe heq zvarre
    kriminelet me partine
    poshte e zhyti Shqiperine

  3. Sali Berisha, shtator 2015:

    “Një dëshmi tjetër vjen nga ish- administratori i CEZ se Ilir Meta si ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij.

    Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si mMinistër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *