• |
ide | kryesore

Video/ Gjimshiti kualifikon Atalantën në Europa League: goli i mbrojtësit rrëzon Sturm Graz

-Instant, Sport, Video
Gjimshiti



Atalanta mposhti 1-0 Sturm Graz në raundin e katërt të Grupit D të Europa League dhe është skuadra e parë që kualifikohet në fazën e eliminimit direkt. Djemtë e Gasperinit mbizotëruan në fund të një ndeshjeje intensive, por jo veçanërisht spektakolare, të prekur edhe nga reshjet e pandërprera. Ndeshja u vendos nga një gol i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti në fillim të pjesës së dytë (50′). Fitore e bujshme e Freiburg, që i jep një shuplakë Backa Topola. West Ham nuk ndalet, edhe pse 1-0 me Olympiacos tregon sa e vështirë ishte. Në Grupin B spikat fitorja në transfertë e Marseille.

Në stadiumin Gewiss, kundër Sturm Graz, Atalanta zhvillon një ndeshje efektive. Bergamaskët, pas një pjese të parë nën ton, u zgjuan në pjesën e dytë dhe Gjimshiti zhbllokoi ndeshjen në minutën e 50′. Mbrojtësi i kombëtares në rrëmujën pas zhvillimeve të një goditje këndi, ishte i zoti të finalizonte me të majtën dhe të mposhtte portierin kundërshtar Scherpen. Skuadra e Gasperinit humbi të paktën dy mundësi të bujshme për të dyfishuar epërsinë me Muriel dhe Pasalic. Por Sturm nuk bëri keq dhe kështu përfundon 1-0.

Me këtë fitore, Atalanta kryeson grupin dhe të paktën kalon në play-off. Në dy ndeshjet e ardhshme do të luhet për vendin e parë.

Lexo më tej: Video/ Çekia mbetet tabu për Romën, Slavia dërrmon 2-0 Mou: Toulouse turpëron Liverpool, shembet Ajax

NDESHJET E TJERA

Goleadë e Freiburg në Grupin A, 5-0 ndaj Backa Topola, por gjermanët sidoqoftë nuk kalojnë dot West Ham. Edhe anglezët fituan 1-0 ndaj Olympiacos, duke u njgitur në 9 pikë sa Freiburg. Në Grupin B, Marseille shkon të fitojë në transfertën e Athinës me AEK. Francezët u imponuan 0-2 me golat e Mbemba (25′) dhe Sarr në kohën shtesë. Francezët mbajnë kryesimin me 8 pikë, një mbi Brighton. Në Grupin C, Betis nuk bën kompromise dhe shkatërron 4-1 Aris. 9 pikë për andaluzianët dhe 7 për Rangers, që mposhtën 2-1 Sparta Pragë.

NDESHJET E MBRËMJES

Europa League Group A
Freiburg 5-0 TSC Backa Topola
West Ham United 1-0 Olympiacos
Europa League Group B
AEK Athens 0-2 Marseille
Europa League Group C
Rangers 2-1 Sparta Prague
Real Betis 4-1 Aris Limassol
Europa League Group D
Atalanta 1-0 Sturm Graz
Sporting CP 2-1 Rakow Czestochowa
Europa League Group H
BK Haecken 1-3 Molde



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *