• |
ide | kryesore

Video/ Milan ngec në Leçe e rrezikon të ketë humbur gjatë yllin Leao: “Ndalova menjëherë”

-Instant, Sport, Video
Leao



Ndeshja e Rafael Leao në Leçe zgjati më pak se dhjetë minuta. Sulmuesi i Milan, në fakt ka pësuar një problem muskulor në kofshën e djathtë pas një sprinti. Portugezi u largua menjëherë nga fusha dhe në vend të tij hyri Okafor. Problem për teknikun Pioli, që rrezikon ta humbasë për një kohë të gjatë. Shpresa e kuqezinjve është që Leao nuk e përkeqësoi situatën duke vrapuar me këmbën e tij të dëmtuar. “Ndalova menjëherë”, iu përgjigj portugezi trajnerit të tij kur bëri zëvendësimin.

Testet e para treguan një tendosje në fleksorin e djathtë. Leao pothuajse me siguri nuk do të jetë i disponueshëm për impenjimet e kombëtares së tij. Nga ana tjetër, pauza do t’i lejojë stafit mjekësor të Milan të fillojë menjëherë trajtimin, për ta vënë sa më shpejt në dispozicion të teknikut Pioli.

Probleme edhe për Davide Calabria, që doli për shkak të një lodhje të përkulësit të majtë. Të dy, megjithatë, do t’i nënshtrohen MRI-së përpara se t’i përgjigjen thirrjes së ekipeve të tyre kombëtare përkatëse.

Lexo më tej: Thoshin nuk bën për Milan, Leao spektakolar ndaj PSG: “Kritikat më nxisin, besojmë në kualifikim”

BARAZIM SHTYLLASH E RRJETASH

Në javën e 12 të Serie A, Milan barazoi 2-2 përballë Lecce. Kuqezinjtë nuk arritën të ktheheshin te fitorja në kampionat, që mungon prej 4 ndeshjesh. Pioli rrezikon tani të kalohet nga Napoli në vendin e tretë. Një ndeshje me dy fytyra në Via del Mare, ku kuqezinjtë dominuan fushën në pjesën e pare. Salentinët rikthehen në të dytën, falë edhe një Ramadani në super formë. Giroud u kujdes për të zhbllokuar takimin në minutën e 28’ me një spond me gjoks pas krosimit të Theo Hernandez. Pas 7′ minutash Reijnders shënoi golin e parë me fanellën e Milan, pas një vrapimi për 50 metra. Në minutën e 38’ holandezi mund të dyfishonte epërsinë, por shtylla shpëtoi portierin Falcone. Në pjesën e dytë erdhi kthesa. Në minutën e 66’ i sapo aktivizuari Sansone ngushtoi diferencën dhe në minutën e 70’ Banda realizoi 2-2 e bujshëm. Ish-lojtari i Bolonjës, i ekzaltuar, goditi edhe shtyllën në minutën e 84’. Në minutën e 94’ pastaj Giroud u përjashtua me karton të kuq dhe VAR anuloi 3-2 e Piccoli për një shkelje këmbe ndaj Thiaw.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *