• |
ide | kryesore

Thoshin nuk bën për Milan, Leao spektakolar ndaj PSG: “Kritikat më nxisin, besojmë në kualifikim”

-Instant, Sport
Leao



Rafael Leao rikthehet si protagonist në natën më të rëndësishme për Milan. Goli i katërt sezonal për sulmuesin portugez, i zgjedhur MVP i ndeshjes kundër PSG. “Sot çmimi shkon për të gjithë ekipin, i treguam të gjithëve se kush jemi në shtëpinë tonë – tha sulmuesi -. Jam krenar për ekipin, bëmë një punë të jashtëzakonshme dhe jam shumë i lumtur. E dija që ishte një ndeshje që mund të ndryshonte gjithçka, fitorja ishte gjëja më e rëndësishme, ky sukses na jep besim. Kritikat më nxisin, vazhdoni të flisni, unë flas në fushë. Ajo që bëmë sot do të thotë se së bashku mund t’ia dalim. Ne besojmë te kualifikimi”.

Sfida e fituar me Mbappe, nuk e ka zbilancuar portugezin Leao që qendron me këmbë në tokë: “Nëse mendoj për Topin e Artë? Mbappé është Mbappé, ai është një model për mua, unë bëj punën time, bëj Rafan dhe e çoj skuadrën përpara”.

THEO HERNANDEZ: “FITORE E VENDOSMËRISË”

“Natë e pabesueshme, e dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Falë vendosmërisë sonë erdhi kjo fitore. Kaluam momente të vështira, edhe me tifozët që na fishkëllyen një ditë më parë, por është normale kur Milan nuk fiton”, deklaroi pas ndeshjes Theo Hernandez. “Kemi punuar mirë dhe po mendojmë për ndeshjen e radhës. E dinim që PSG sulmonte shumë dhe falë kësaj arritëm t’i shënonim golat. Tani duhet të përqendrohemi te vetja, çfarë thonë ata nuk kemi rëndësi për ne. Jemi të gjithë të bashkuar si ekip, edhe me tifozët”.

Lexo më tej: “Njeri pa nder, mercenar”: zbulohet e fshehta e Curva Sud të Milan për… ‘Dollarumma’

GIROUD: “KRENAR PËR SKUADRËN TONË”

“Ne donim të reagonim pas ndeshjeve të fundit dhe sonte ishte mbrëmja perfekte. Krijuam shumë raste, ishim konkretë dhe në këto ndeshje këto janë gjërat që bëjnë diferencën”, tha Olivier Giroud, golashënuesi i fitores ndaj PSG. “Ne bëmë gjithçka që trajneri na kërkoi të bënim, nuk bëmë gabime të caktuara. Ne e dimë se Champions është e veçantë për Milan. Ne donim të jepnim gjithçka për tifozët tanë që kënduan nga fillimi në fund. Më pëlqen ta shoh këtë. Milan, jam krenar për skuadrën. Tani duhet të vazhdojmë kështu për të shkuar në 1/8. Pastaj kur shënoj gola vendimtarë si sot jam krenar. Edhe në moshën 37-vjeçare kam ende emocione të çmendura. Më pëlqen të shënoj gola të tillë. Theo bëri një krosim të mrekullueshëm, unë fitova duelin me Skriniar dhe realizova”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *