• |
ide | kryesore

Reshjet e shiut me përmbytje, probleme në rrugën Lezhë-Milot

Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të shiut kanë krijuat probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot. Vërshimi i ujërave nga mali kanë sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.

Siç bën me dije gazetari Elidon Ndreka, kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjellë dhe inerte në rrugë.

Ndërkohë gjatë gjithë ditës së sotme, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjell dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *