• |
ide | kryesore

Video/ Berisha lë pa gola Napolin, fishkëllima në ‘Maradona’: Garcia i ka orët të numëruara

-Instant, Sport, Video
Berisha



Napoli rrëzohet 0-1 në shtëpi ndaj Empolit në ndeshjen e drekës së javës së dymbëdhjetë të Serie A. Skuadra e Rudi Garcia shkon në pushimin e kombëtares i mbuluar nga fishkëllimat e stadiumit “Maradona”. Pavarësisht se dominuan për sa i përket zotërimit dhe konkluzioneve, kampionët e Italisë nuk ishin bindës nga pikëpamja e intensitetit dhe rrezikshmërisë së lojërave. As hyrja e Kvaratskhelia (fillimisht i mbajtur pushim) nuk arrin të shembte murin e ngritur nga Ismajli, Luperto dhe një super Berisha. Në minutën e 91′ erdhi befasia e fundit me golin fantastik të Kovalenko, që nxorri skuadrën e tij nga zona e rënies dhe zhyti francezin Garcia sërish në makth.

Nëse dëshironi, mund ta quani edhe mallkimi i stadiumit ‘Maradona’, por shenjtët pak lidhje kanë në këtë çështje. Sepse një tjetër humbje në shtëpi – e katërta – është rezultat i zgjedhjeve konfuze të teknikut Rudi Garcia, i cili ka edhe vetë përgjegjësi. Sido të jetë kënvështrimi, trajneri francez – i fishkëllyer, ashtu si edhe ekipi – nuk i ka dhënë kurrë vazhdimësi një skuadre që rrezikon të rrëshqasë në vendin e pestë këtë mbrëmje.

Lexo më tej: Video/ Juventus rrëmben fitoren e pestë radhazi, 2-1 ndaj Cagliari: Bremer-Rugani ngjisin bardhezinjtë në krye

Tani, pasi klubi ka vendosur për heshtjen e shtypit për të gjithë anëtarët, i takon presidentit De Laurentiis, të marrë vendimin e duhur. Presidenti napolitan zbriti në dhomat e zhveshjes edhe në pushimin pas pjesës së parë, për një konfrontim. Nëse do të vazhdojë me francezin Garcia apo do të kërkojmë një pikë kthese, De Laurentiis ka tani shansin përpara pauzës. Komplimente për Empolin e Andreazzoli që bëri një ndeshje inteligjente. Ismajli e Berisha ishin të pakapërcyeshëm, duke marrë maksimumin në fund me golin e Kovalenko, që i jep frymëmarrje në renditje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *