• |
ide | kryesore

Video/ Juventus rrëmben fitoren e pestë radhazi, 2-1 ndaj Cagliari: Bremer-Rugani ngjisin bardhezinjtë në krye

-Instant, Sport, Video
Rugani



Juventus është për (të paktën) një natë si kryesues në Serie A pasi mposhti 2-1 Cagliari në Allianz Stadium. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, por pa goditje në portë nga asnjëra skuadër, të besuarit e teknikut Allegri zhbllokuan ndeshjen në minutën e 60’. Bremer, i fuqishëm në shkëputjen e tij në qendër të zones, shënoi golin e 1-0. Dhjetë minuta më vonë Rugani dyfishoi epërsinë në zhvillimet e një goditje këndi. Cagliari rihapi lojën në minutën e 75’ me një tjetër mbrojtës. Dossena bëri 2-1, por goditi edhe shtyllën në minutën e 82’. Juventus, me suksesin e pestë radhazi, ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe është +1 ndaj Inter, me një ndeshje më shumë.

Lexo më tej: Phillips mesfushori i ri i Juventus: City aprovon huazimin për në janar

Juventus mund kështu 2-1 Cagliarin e fluturon në krye të tabelës me 29 pikë. Bardhezinjtë janë tani në pritje të përgjigjes së Inter, i impenjuar në ndeshjen e të dielës me Frosinone. Në Allianz është versioni i zakonshëm i Juventus 2023-24. Bardhezinjtë vuajnë për të krijuar dhe zhbllokuar ndeshjen kundër skuadrave të vogla, përveçse me topa inaktiv. Për periudha të gjata është një lojë e mërzitshme që i bën edhe më fanatikët të rrudhin buzët. E megjithatë… Juventus fiton me Bremer e Rugani. Allegri vazhdon të fitojë: pesë suksese radhazi. E vetmja gjë që njollosi mbrëmjen ishte goli i pësuar nga Szczesny pas 615 minutash pathyeshmëri në portën bardhezi. Max Allegri ndoshta mund të mos e ketë marrë shumë mirë, por perfeksioni nuk është dicka e kësaj bote. E pas pushimit do të rifillojë me Juve-Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *