• |
ide | kryesore

Phillips mesfushori i ri i Juventus: City aprovon huazimin për në janar

-Instant, Sport
Phillips



Juventus duket se është një hap larg marrjes së Kalvin Phillips në Torino që në muajin janar. Giuntoli dhe drejtori sportiv Manna janë takuar me menaxherin e mesfushorit gjatë udhëtimit të tyre në Londër. Takimi shkoi më shumë se mirë, duke qenë se anglezi dha aprovimin për t’u transferuar në Itali, qoftë edhe për vetëm gjashtë muaj. Sinjale pozitive edhe nga Manchester City, pronar i kartonit të Phillips. Klubi hapi dyert e transferimit në formë huazimi. Me pak fjalë, bazat janë të gjitha për arritjen e marrëveshjes.

Pengesa e mbetur është ajo e pagës, duke qenë se Phillips fiton rreth 5 milionë euro neto në vit. Një shifër që nuk është e papërballueshme, por që edhe nëse ndahet përgjysmë, rëndon kostot e menaxhimit të një shoqërie që synon të bëjë llogaritë të dalin. Për më tepër, kufizimi i shpenzimeve do t’i lejonte Juventus të fokusohej te një mesfushor tjetër ndoshta me më shumë cilësi sesa 27-vjeçari me origjinë xhamajkane dhe irlandeze. Në fakt, ka dy hapësira për të mbuluar, duke pasur parasysh ndalesat e detyruara të Pogba dhe Fagioli.

Lexo më tej: Juventus, në janar mbërrin një mesfushor: Giuntoli mision në Londër për Hojbjerg e Phillips

Ndërkohë, është kthyer të flitet për Alvaro Morata dhe jo vetëm për golat që ai po shënon vazhdimisht me fanellën e Atletico Madrid. Emri i tij mbetet i lidhur me bardhezinjtë. Torinezët nuk kanë reshtur asnjëherë përpjekjet për ta ndjekur, edhe sepse Allegri mbetet një admirues i madh i tij. Kontrata me Colchoneros do të skadojë në qershor. Por në Spanjë thonë se rinovimi i tij deri në vitin 2027 është i pashmangshëm. Nëse nuk do të ndodhë kështu, Juventus do të përpiqej të merret sulmuesin 31-vjeçar për një aventurë të tretë te Juventus, këtë herë me parametër zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *