• |
ide | kryesore

Konkurrenca ul ndjeshëm biletat e avionëve, deri në 10-15 euro

Lajme, Të fundit



Shtimi i konkurrencës mes operatorëve low cost në vend ka ulur sërish ndjeshëm biletat e fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, pas rritjes që ato shënuan në muajt e parë të vitit.

Me hyrjen e irlandezëve të Ryanair nga fundi i tetorit, konkurrenca është shtuar teksa tashmë janë dy operatorë me kosto të ulëta, përfshirë hungarezët e Wizz Air, që operon prej disa vitesh në tregun vendas.

Nëse kërkon të blesh një biletë për një udhëtim pas tre apo katër javësh mund të gjesh në destinacione dhe orare të caktuara bileta që fillojnë nga 10 deri në 15 euro për një drejtim, ose 30-50 euro për bileta vajtje-ardhje nga të dy këto operatorë.

Biletat janë shumë më të lira se në pjesën e parë të viti, ku ato u rritën ndjeshëm dhe mesatarisht kushtonin mbi 100 euro, teksa Wizz Air, që hyri fillimisht me çmime të lira i shtrenjtoi ato, pasi mori mbi 60% të tregut të fluturimeve. Por, shtimi i konkurrencës, pas lajmit se do të hynte Ryanai “detyroi” Wizz që të ulte sërish çmimet në gjysmën e dytë të vitit.

Italia më e lira, ulet dhe Anglia

Një udhëtim vajtje ardhje për datat 2-5 dhjetor në Milano, kushton rreth 50 euro me Wiiz Air. Me Ryanair për të njëjtat data Milano është e arritshme me 36 euro. Milano është destinacioni që ka më shumë fluturime ditore, 5 herë në ditë me Wizz dhe dy herë në ditë me Ryanair.

Për në Romë, në të njëjtat data vajtja për në Romë me Wizz Air kushton 10 euro dhe kthimi 18 euro, për një total prej 28 eurosh (kjo është alternativa më e lirë). Me Ryanair për të njëjtat data, bileta kushton 30 euro.

E arritshme me bileta të lira është dhe Anglia. Edhe në Londër, për të njëjtat data, bileta kushton 30 euro vajtje ardhje me Wizz dhe po kaq kushton dhe me Ryanair. Ky i fundit ka dhe dy destinacione të tjera drejt Mbretërisë së Bashkuar, Edinburg dhe Mançester. Me Edinburgun, për të njëjtat data, bileta vajtje-ardhje është 37 euro,

Drejt Gjermanisë është pak më shtrenjtë, teksa dhe numri i fluturimeve është më i ulët, përgjithësisht 3 herë në javë, Për datën 4 dhjetor drejt Berlinit bileta kushton nga 45 euro dhe kthimi me datë 8 dhjetor 50 euro, në total 95 euro. Në Frankfurt në datat 2 dhe 5, bileta vajtje ardhje po me Wizz kushton 70 euro.

Krahas destinacioneve tradicionale është shtuar ndjeshëm dhe gjeografia e fluturimeve si në Pragë, qytetet e Polonisë (nxitur dhe nga flukset turistike nga ky shtet), Norvegji, Suedi, Holandë, Spanjë, Rumani (Bukuresht), etj. Për në Bukuresh, psh, në datat 5 dhe 7 dhjetor, bileta kushton 30 euro vajtje-ardhje me Ryanair.

Mos i lini biletat për ditën e fundit se do i paguani shtrenjtë (deri në 300 euro)

Nga një kërkim në faqet e internetit të dy operatorëve low cost rezulton se koha më e mirë për të prerë një biletë është 3-4 javë përpara se të udhëtoni.

Nëse e lini biletën për ditën e fundit, apo ju del ndonjë urgjencë e do ju duhet të udhëtoni papritur, çmimet janë të shtrenjta.

Psh, nëse do të blini një biletë për Milano në datën 18 nëntor vajtja ga Rinasi kushton të paktën 55 euro dhe kthimi në 20 nëntor rreth 28 euro, me Wizz Air. Me Ryanair për të njëjtat data vajtja fillon nga 37 euro dhe kthimi 20 euro.

Nëse e pret biletën dy ditë para, çmimet fillojnë nga më shumë se 100 euro në një drejtim deri në 300 euro për të dy operatorët.

Lirë edhe për festa

Me afrimin e fundit të vitit, biletat shtrenjtohen për shkak të kërkesës së lartë që ka për të udhëtuar për festa. Por, këtë vit, vajtja në Milano në datat 24 dhe 25 dhjetor me Wizz luhatet me 10-15 euro. Nga Milano në Tiranë biletat kushtojnë 30-50 euro. Bileta të ngjashme ka dhe Ryanair.

Biletat fillojnë e shtrenjtohen në ditët e para të janarit, në 70-150 euro drejt Italisë (periudha kur kthehen emigrantët në shtëpi), ndërsa nga Milano drejt Rinasit vijojnë biletat e lira.

5.4 milionë pasagjerë kanë fluturuar në 9 janar-shtator 2023

Çmimet e lira kanë shtuar ndjeshëm fluksin e udhëtimeve me avion. Sipas të dhënave të INSTAT, për 9 mujorin kanë fluturuar në dhe nga Rinasi rreth 5.4 milionë pasagjerë, me një rritje prej 36% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Biletat e lira të avionëve kanë qenë një nga arsyet kryesore që kanë nxitur turizmin, që këtë vit arriti nivelin më të lartë historik.

Wizz Air ka 62% të tregut

Operatori me kosto të ulët Wizz Air kishte 62% të tregut sipas numrit të pasagjerëve në shtator 2023, sipas të dhënave nga Tirana International Airport. Wizz ka marrë vazhdimisht treg nga operatorët e tjera si Air Albania dhe Alba Wings, që kishin përkatësisht 7.8% dhe 6.1% të tregut në fund të shtatorit.

Hyrja e Ryanair nga fillimi i nëntorit të këtij viti pritet që të riformatojë sërish tregun, duke ushtruar më shumë presion mbi operatorët që kanë humbur vazhdimisht terren dy vitet e fundit. Psh në shtator të vitit 2021, Wizz kishte 37% të tregut, Air Albania rreth 14% dhe Albawings rreth 8%./ Monitor

Burimi: INSTAT



6 Comments

  1. meqe na cani trapin tu e fut Ramen vend e pa vend, madje dhe per vdekjen e futbollistit te Egnatias, bravo i qofte Rames qe ka hapur tregun, ka futur shume linja low cost ne Shqiperi e qe Shqiptaret mund te presin bileta nga 10-15 euro e jo me si ne kohen e ditziut qe kompania monopol Bellair e benjaminit te til Lul Basha bente kerdine ne xhepat e Shqiptareve

      1. iu kan fut duart ne xhepa sa here ke udhetuar e spo e krahasokam? Me ca lekesh kujton ti i bene Berishet kullat? Me ca leket jeton Basha, zari Berishes, neper vila? Me leket e tua, tu te kthy ne monopol tregun e fluturimeve e tu te thit min nga 300 euro nje bilete per Milano

        1. Hahaha, une nuk kam udhetuar kurre me Bellair pasi ajo kompani kishte avione shume te vjeter, totalisht jashte standartit tim. Keshtu qe mua nuk me kane vjedh :).
          Pertej shakase, cfare rendesie ka per mua tani se cfare ka bere Berisha me Bashen para 10 viteve, mua me intereson gjendja aktuale.
          Mua me intereson fakti qe ne periudhen e veres ose per festa cmimet e avionit per te ardhur ne Shqiperi jane astronomike, shkon deri ne 700-800 € per person. Shume nga miqte e mi fluturojne me Lufthansen sepse shpesh here ajo ka cmime me te lira se Wizz Air, kompani mashtruse tek e cila nje bagazh 20kg kushton +140€.
          A e di ti qe aktualisht fluturimet per ne Shqiperi jane shume me e shtrenjte se sumica derrmuese e vendeve te tjera te Europes? Arrin deri ne 2-6 fish me e shtrejte.
          Pse duhet te kushtoje shume me lire Gjermani – Shkup sesa Gjermani – Tirane, nderkohe qe Shkupi eshte me larg se Tirana, dhe ka nje popullsi me te vogel???
          Keshtu qe mos na caj me trapin me Ramen!

  2. Jane shoqeri fluturimi humane.Kur ke nje hall te ngutshem,nje semundje apo fatkeqesi,e te duhet te udhetosh urgjent,te vijn ne ndihme shoqerite ajrore duke te shitur bileten 10 here me shtrenjt.Turp e faqe e zeze.

  3. Vizz air eshte kompani e dhjere.Po te fluturosh me duar ne gjepa eshte e lire.Po si mund te udhetosh pa marr me vehte ndrresa e ndonje gje te domosdoshme,per te cilat do paguajsh 10 fishin e biletes.Kuptohet po na rruajn me lezet e mashtrim gjepat.Na rrofshin koqet !Arberi⁰

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *