• |
ide | kryesore

Gjobë 1 milion e gjysëm lekë Erjon Veliajt, bëri fushatë në ambjentet e TKOB

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj u ndëshkua me gjobë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, bashkë me ministren e Kulturës Elva Margaritit dhe drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Vushtina.

Shkak është bërë një aktivitet gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Majit dhe ku Veliaj është denoncuar nga Organizata Drejtësi Sociale për shkelje të Kodit Zgjedhor. Veliaj është ndëshkuar me shumën më të madhe prej 1.5 milion lekësh, ndërsa Margariti me 25 mijë lekë të vjetra dhe Vushtina po ashtu me 25 mijë lekë të vjetra.

Titullarët e institucioneve të rëndësishme janë akuzuar nga Organizata Drejtësi Sociale për shkelje të kodit zgjedhor, gjatë fushatës së 14 majit.

Gjate mbledhjes KAS ka rrëzuar vendimin e Komisionerit Celibashi për te dënuar vetëm përgjegjësen e Ministrise se Kultures, Zerina Bruci, ndërkohe që ka vendosur gjobat ndaj titullarëve te institucioneve.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. nr. 35, datë 02.11.2023, me objekt, “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ në zbatim të vendimit nr. 812, datë 20.10.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj zj. Zerina Bruci, person përgjegjës për Ministrinë e Kulturës, në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS rrëzoi kërkesën e Komisionerit dhe pranoi pjesërisht kërkesat e palës së interesuar Organizata “Drejtësia Sociale”.

KAS vendosi sanksion administrativ:

Gjobë në masën 155 000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë ndaj z. Erion Veliaj
Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Elva Margariti;
Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Abigeila Vushtina”, thuhet në njoftimin e KQZ.



6 Comments

  1. po po vari karin gjoba sa me la gojen

    keta e kan bo parti shtet

    smerr dot leje per te von i tjegull pa te dhon ok patronazhisti

    do me cu femijen ne shkolle , duhet me kalu i her nga patronazhisti

    ke me legalizu shpine , kalo i her nga patronashisti

    ke problem me gjobe nga inspektori i tatimeve te bashkise, kalo i her nga patronazhisti

    do me konkurr per vend universiteti, kalo i her nga patronazhisti

    do me cu fmijen ne cerdhe kalo nga patronashisti sta regjistro njeri po ishe votues JO PS

    do me nxjerr noi certifikate pronesie, ose pagu fast track ose kalo tek patronashisti

    se per pune e konkurrim per shtet eshte e sigurt qe vendos partia

    ca gjoje qe te bi per me shku ne zyre te shtetit e ke patronazhistin gati me te bo presion ose me te detury me forma demokratike per te votu per lali erin dhe ramen

    1. Po shoku lali bythqimit, aty ka ngel, te shqipja.
      Laji dhomet me mut boville e ke dhurate nga moterqirajt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *