• |
ide | kryesore

Tentoi të trafikonte drogë drejt Kosovës, arrestohet 38-vjeçari

Lajme, Të fundit



Nga burimet policore bëhet me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Jetmir Krasniqi, 38 vjeç nga Kosova. Ky shtetas është kapur teksa po transportonte lëndë narkotike drejt Kosovës, të ndarë në pako. Janë sekuestruar rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike dhe automjeti tip “Peugeot” me të cilin transportohej lënda.

Strukturat për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i hetimeve, kanë identifikuar 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast. Vijon puna për kapjen e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Korridori”, për goditjen e një tentative për të trafikuar drejt Kosovës, lëndë narkotike cannabis sativa. Operacioni, rezultat i analizës së riskut, të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Prush, bazuar në inteligjencën policore të siguruar në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Operacioni ka vijuar më pas, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Prokurorinë e Kukësit. Sekuestrohen rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe automjeti tip “Peugeot” me të cilin transportohej lënda. Vihet në pranga 38-vjeçari nga Kosova, i cili transportonte lëndën narkotike të ndarë në pako. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kapen menjëherë, në Kosovë, 2 prej të dyshuarve si organizatorë të sigurimit dhe të trafikimit të lëndës narkotike.

Strukturat për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i hetimeve, kanë identifikuar 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast. Vijon puna për kapjen e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë, në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Prush dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Korridori”. Gjatë operacionit, në dalje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi J. K., 38 vjeç, banues në Gjakovë, pasi nga kontrolli në automjetin tip “Peugeot” që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Sasia e lëndës narkotike, e ndarë në disa pako, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 38-vjeçarit. Nga hetimet rezultoi se shtetasit J. K., automjetin së bashku me lëndën narkotike, ia kishin dhënë në Morinë, shtetasit G. M., nga Kosova, dhe A. A., nga Maqedonia e Veriut. Shtetasi J. K., kundrejt pagesës, do ta kalonte lëndën narkotike, në Kosovë, nëpërmjet PKK Qafë Prush. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe koordinimit me Policinë e Kosovës, u bë e mundur kapja në Kosovë, e shtetasve G. M. dhe A. A. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se në këtë rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, janë të përfshirë dhe 1 shtetas maqedonas dhe 2 shtetas serbë. Në bashkëpunim me policitë homologe, vijon puna për kapjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *