• |
ide | kryesore

Lojë nervash për Kuvendin/ Rama s’bën prapa, Berisha shton presionin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me ekspertë të ekonomisë thotë se buxheti i vitit 2024 është tepsia e pushtetit dhe miratohet në klube me tava bakllavaje.

Sipas Berishës, ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Lexo më tej: Komisionet e ndaluara/ Rama i palëkundur edhe nga kërcënimi i opozitës për grevë urie 

Berisha përsëri edhe njëherë qëndrimin e deputetëve të opozitës, të cilët nuk do të ndalin aksionin e nisur në parlament derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

“Buxheti miratohet në klube me tava bakllavaje me pretendimin se kjo do jetë bakllavaja e popullit, Miratohet në zoom, në kundërshtimin më flagrant te ligjeve, të cilat parashikojnë zoom në gjendje të jashtëzakonshme dhe pandemi. Por në shtetin e mafies ligji nuk ka vlerë. Kjo që shohin shqiptarët ka lidhje me një problematikë që nuk ka ekzistuar kurrë në historinë këtij vendi.

Buxheti, ngjarja më e madhe parlamentare e vitit kalon në mënyrë klandestine vjen për shkak të mohimit të plotë të të drejtave kushtetuese të atyre që përfaqësojnë 600 mijë shqiptarë të cilët me gjithë kushtet tejet të veçanta nuk u shitën, nuk u blenë, nuk u trembën, por votuan kundër qeverisë dhe për deputetët e saj.

Natyrisht mohimi i këtyre të drejtave kushtetuese në parlament përbën de facto ekzekutimin politik të opozitës dhe përfaqësuesve të saj në parlament.

Por deputetët e opozitës kanë vendosur të qëndrojnë në parlament me një qëndresë pa kthim, betejë pa kthim për rivendosjen e të drejtave kushtetuese”, tha Berisha.



8 Comments

  1. Ka indicie të forta se ai është futur në negociata për të marrë azil politik në Francë. Duhet ta ruajnë mirë se është në prag të ikjes. Duhet bërë kujdes i jashtëzakonshëm.

    1. hahhaa, po pse kush eshte Berisha o sufllaqe, Gramoz Ruci eshte qe te vishet me fustan e te ike ne Maqedoni?:)))))

      Berisha nuk iken nga Shqiperia dhe sikur ta vrasesh. Je komplet out o matuf!

  2. Se po na cudisni.
    Cfar presioni po ben Berisha? Qe dhe po e shtoka.
    Po ca presioni, do bej ai mor aman.
    Me cfar do bej presion?
    Cfar ka ne dore!
    Me cilin, do bej presion?
    Me mulin! Apo me Gazin!
    Apo me 1 mij veta, qe mund te mbledhi.
    Lerni përrallat se nuk ecin me.
    Nuk mund te ndez revolt dikush, qe nuk e besojn as ne shpi te vet.
    Eshte i mbaruar ne cdo aspekt.
    Perpelitjet e fundit, nuk e shpetojn dot. Po thjesht e cojn me shpejt drejt fundit.

    1. po basha sben presion basha shkon me vrap per te votu sic do rama

      keta qe jane tu bo opzite dhe rama si frikacaku me i madh n ven nder politikane fillon lu piset jo perjasthime deputetesh jo spak, jo blerje strukturash LSI

      rama do fitore te sigurt nuk konkurron dot, dhe ska fituar asnjeher ne gare por ne fushe te blere, ose me LSI ne 2013 ose me Lulin ne 2017 dhe 2021, dhe tani ne 2023 me KQZ , lulush, shtet, banda dhe Vizionin Socialdemokrat te TomDoshit!!!!

  3. E bukura eshte se nje plak 85 vjec me energjine e nje 40 vjecari do i qije robt nje banditi komunisto-psikopato-narcos si Ramazan Rama. Ketu do jemi e do e shohim si do perfundoje! E drejta mund te mbulohet , maskohet, e ndalohet me pushtet e menyra nga me te ndryshmet, por vjen nje moment qe e drejta triumfon mbi propaganden dhe pisllekun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *