• |
ide | kryesore

Ekspertët paralajmërojnë: Pas tërmeteve, pritet shpërthimi i vullkanit në Islandë

Lajme, Planet



Vullkani Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes po kërcënon të shpërthejë, me zyrën meteorologjike të Islandës që tha se ‘mundësia e një shpërthimi vullkanik është e lartë’ dhe mund të ndodhë në çdo kohë në ditët në vijim. Ekspertët paralajmërojnë se shpërthimi i vullkanit në Islandë është vetëm fillimi i një epoke të re shpërthimesh vullkanike që do të zgjasin me shekuj, me grumbullimin e magmës nën qytetin bregdetar të Grindavik.

Pas 800 vitesh pasiviteti, një shpërthim i vitit 2021 shënoi fillimin e një cikli të ri të aktivitetit vullkanik dhe tani vullkanologu i Kembrixhit, Clive Oppenheimer, thotë se shpërthimi mund të ketë nisur ‘një fazë të re shpërthyese’ që mund të zgjasë me shekuj. “Koha e tij erdhi”, ka thënë Edward W. Marshall, një studiues në qendrën vullkanologjike nordike të universitetit të Islandës. “Ne mund të përgatitemi për disa qindra vjet të tjera shpërthimesh në Rejkjanes”.

Sipas raportimeve, rajoni është tronditur nga rreth 1,100 tërmete të reja që nga mesnata, me ekspertët që paralajmërojnë se magma po rritet gjithnjë e më afër sipërfaqes së tokës duke nxitur frikën e një shpërthimi të afërt vullkanik. Mijëra tërmete gjatë ditëve të fundit e kanë kthyer komunitetin e peshkimit të Grindavik në një ‘qytet fantazmë’, me 4,000 banorë të detyruar të evakuohen.



1 Comment

  1. TERMETET VULLKANET PERMBYTJET SEMUNDJET NDRYSHIMET KLIMATERIKE PRISHJA E EKUJLIBRAVE NE SISTEMIN E FUNKSIONIT NDERGJALLESOR LUFTRAT GJITHA VIN NGA EGOJA PER PUSTET PARA KURSE NORMALIZIMIN E KA GARANTUAR QARTESUAR VETEM KRIJUESI GJITHCKAJE thotë:

    ME KRIJIM UDHEZIM SISTEM FUNKSIONI DHE FAKTE ZHVILLIMI JAN MUNDESIT PER TE GJITH NE VECANTI DHE PERGJITHESI TE KEN QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE SHPRES SHPETIM PAQE .O NJERZ TANI EGON VETEN E PAT KETO ZHVILLIME E KAN SHPJEGIMIN NESE DESHIRONI VETEN KETU DHE PERJETESI RRUGA EGOS KA DESHTUAR BINDUNI PERDERI SA SJENI NE GJENDJE TI RREGULLONI TE VETEM RRAPORTET E FUNKSIONIT TE MASES NE ZINXHIRIN NDERGJALLESOR QE E SOLLI ANGAZHIMI JUAJ PA MAS RREGULLATORI TYRE ESHTE VETEM KRIJUESI TYRE NESE DONI SHPETIM RRUGA SHPETIMIT PER TE GJITH ESHTE KRIJUAR TE JET VETEM E VERTETAMOS U ZHGENJENI JEPNI HAKUN GJITHCKAJE ME HAK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *